Khosiat Rustam: Toka, atdheu i gjithë njerëzimit!
I bëj thirrje të gjithë poetëve dhe shkrimtarëve në tokë.
Të dashur poetë dhe shkrimtarë! Miqtë e mi të dashur! Toka është shtëpia jonë. Në një kohë kur luftrat e ndryshme, sëmundjet, mosmarrëveshjet, imoraliteti, gjakderdhja shpirtërore dhe mizoria janë të ndezura, pavarësisht nga feja, raca, mosha, profesioni dhe vendi ku jetojmë, ne duhet të mbrojmë shtëpinë tonë që të mbetet një hapësirë paqësore dhe e sigurtë për të ardhmen.
Jemi rritur në luftëra të ndryshme. Ne pamë shumë gjakderdhje. Sa sëmundje të rënda kemi përjetuar. Qytetet u shkatërruan. Vendet janë bombarduar dhe kjo situatë e mjerueshme vazhdon ende. Dita për ditë nuk besojmë më në të nesërmen. Sepse fqinjët tanë janë të shqetësuar. Tymi që del nga oxhaku i tyre po hyn edhe në shtëpinë tonë. Ne mund të dëgjojmë britmat në shtëpinë e tyre. Nuk durojmë dot vajtimet e nënave që kanë humbur fëmijët e tyre. Nëse vazhdon kështu, , ky planet nuk mund të rezistojë. Toka del jashtë boshtit. Të dashur miq, poetë-shkrimtarë të mbarë botës, arsyeja pse po e përsëris edhe një herë këtë fjalë është se jam e sigurtē se këto dhimbje janë të pranishme tek secili prej nesh, sepse çdo shkrepje po përshkon zemrën tuaj dhe tonën. Jemi bërë një varrezë e gjallë. Merreni me mend, ne nuk mund ta lëmë këtë botë vetëm! Në fund të fundit, ne kemi një armë të dhënë nga Zoti, ne kemi një zë që mund të tronditë gjithë botën. Pse heshtim?
Çfarë do të bëjë brezi i nesërm në këtë braktisje, ku do të jetojë? Çfarë presim nga toka ku vlerat morale po gërryen në zemrën e njeriut, koncepti i moralit po bie në tokë dhe lufta e amoralitetit po shpërthen? I bëj thirrje secilit prej jush që të dëshirojë një tokë pa mizori dhe një qiell paqësor për brezat e ardhshëm. Çfarë mendoni, nëse ambienti është i mbushur me njerëz që janë simbole dashurie dhe paqeje, pa urrejtje… Nëse zogjtë e lumtur fluturojnë rreth kokës sonë. Nëse nuk ka kush t’i bëjë hije ëndrrave të brezit të ardhshëm, përveç pemëve të forta dhe të shëndetshme… Nëse fëmijët në mbarë rruzullin tokësor rriten në paqe dhe qetësi… nëse nuk e dinë se çfarë është të rrihesh. Kudo që janë në botë, nëse janë të lumtur, nëse dëgjohet e qeshura e lumtur… Le të mendojmë të gjithë së bashku dhe të shkruajmë për këtë temë së bashku. Besoj se zëri ynë do të arrijë në gjithë botën… Edhe sikur të flasim me zë, e gjithë bota do të dëgjojë! Çdo krijues që pajtohet me besimin se bukuria morale do të shpëtojë botën, letërsia dhe spiritualiteti do ta mbajnë atë, nuk është indiferent ndaj fatit të tokës. Nëse ne mund të përdorim talentin e dhënë nga Zoti dhe të mbrojmë gjithë botën nga analfabetizmi me një stilolaps në dorë, atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi për këtë botë. Sepse malin nuk e godet dot me gur. Sot, unë qëndroj në Uzbekistan, që është larg, por afër zemrës tënde, duke besuar në fuqinë e penës tënde dhe se nuk je indiferent ndaj së nesërmes, për paqen e tokës, paqen e njerëzimit, sot dhe nesër, për paqe dhe jetë paqësore, “TOKA ËSHTË ATDHEU I TË GJITHË NJERËZIMIT!”
Ju kërkoj të merrni pjesë në maratonë. Dhe ju ftoj në foltoren e poezive, artikujve artistiko – publicistikë!
Sinqerisht, Khosiat RUSTAM, kryeredaktore e gazetës “KITOB DUNYOSI”, BOOK World UZBEKISTAN
Please follow and like us: