Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: VARG I PRANGOSUR

 

 

 

Liri e vrarë nga mohim i diellit

Pa fjalë, katër muret në sy vështroj

Kërkoj lart ngjyrën e qiellit

Ta shoh nuk mundem, vetëm ta mendoj.

 

Në kokë më rri biblioteka ime

Nuk prangosen jo, mendimet e mia

Vetmi, qetësi, sa shumë kujtime

Me vargun e ndaluar, lindi poezia.

 

E gjatë është ditënata në qeli, nuk kalon

Edhe stina, dimër është gjithnjë

Shpresa lindi me revolucion

Stinë pranvere, tetëdhjetë e një.

Please follow and like us: