Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthejnë sërish ‘gjuhëtarët pellazgologë’ me… Deltën e Nilit

 

Vazhdojnë të shfaqen në ekranet televizive shembuj të “etimiologëve” që shpjegojnë fjalë dhe vende me shqipen e vjetër sipas tyre.

Rasti më i fundit ka qenë në një emision mëngjesi. Teksa përpiqet të shpjegojë origjinën e fjalës Delta, në rastin e deltës lumore të Nilit, “gjuhëtari” i ftuar thotë se ajo vjen “nga shqipja foshnjore”.

Shpjegimi është aq komik, sa as prezantuesit nuk munden të mbajnë të qeshurën.

Një peticion i firmosur pak kohë më pare nga një numër i madh akademikësh  kërkon nga institucionet e shtetit të marrin masa urgjente për të ndaluar përhapjen e sharlatanizmit nga mediat televizive.

https://gazetadita.al/video-nxjerrim-koken-dalim-dhe-ja-bejme-taaaa-nje-shpjegim-unik-qe-nuk-duhet-humbur-per-delten-e-nilit/

Please follow and like us: