Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Mbas 7 vjetësh

“Merr avionin dhe eja sa mё shpejt. Nuk i dihet a e gjen akoma me frymё”! Kёto fjalё, qё kishin fluturuar nё eter falё telefonit, mu ngulitёn fort nё ndёrgjegje. Mora autobuzin dhe u ktheva nё qendёr te qytetit. Qё prej disa ditёsh, zemra mё shtrёngonte aq fort, sa mё dukej se ishte prej guri. Gëlltisja teke rakije në çdo klub, si e si pёr tё humbur disi mëndjen. Nuk e duroja dot atë situatë. Tё flija, ishte shndёrruar nё njё torturё, pёr arsye tё maktheve dhe ёndёrrave paralajmёruese, plot ogur tё zi. Nuk do ta harroj kurrё vetminё e asaj nate kur mora avionin nё Piza. Njё vetmi e trishtuar, e shurdhёt, pёrzier me njё melankoni fare tё pashёndetshme. “Nga po ja mbath kёshtu qё me natё”? e pyeta Lubonjёn, tё cilin e gjeta nё mes tё turmёs sё pasagjerёve qё prisnin t’i ngjiteshin avionit. “Kam pёr tё marrё pjesё nё njё program televiziv nё Tiranё”, ma ktheu. “Sa tё zbres nё Rinas, taksia, do tё mё dёrgoi direkt e nё studjon televizive”, tha dhe pa orёn e dorёs.
“Ishalla nuk ka trafik”, ia ktheva unё, gjys me shaka. Nuk e patёm fatin tё uleshim bashkё. Do tё mё kishte pёlqyer. Gjatё udhёtimit, u zhyta nё njё plogёshti fare tё çuditshme. Me dukej sikur po udhёtoja drejt njё zone tё errёt, tё zymtё, tё vetmuar tё universit. Atje ku nuk doja kurrsesi tё shkoja, por ja qё duhej. Rendja tani drejt njё bote gri, pa gёzim, pa hare, plot dert dhe angёshti. Angёshtija e mortit tё njё njeriu tё dashur. Ishte e pashmangshme. Tani, bashkё me ajrin, dukej sikur futej nё ndёrgjegjen time edhe hidhёrimi i njeriut qё do tё ikte. Me ikjen e babёs, do tё ikte edhe njё pjesё e mirё e vetes time. Njё copё histori, jetё, ankime, preokupime, fjalё prindi. Tani e tutje, njё fetё e jetёs time, sikur tё ishte fragment i zmontueshёm i njё pajisjeje elektronike, do tё shkёputej nga qenja ime. Bashkё me babёn, do tё iknin tek asgjёja, kujtime, biseda, aroma, ankthe, shamata, pёrqafime, keshillat e tij. Papritur, do ta shihja jetёn time, tё copёzuar, sikur ta kishte kafshuar tinёzisht, njё bishё e panjohur, vdekja. Iknim vallё pak nga pak. Copё mbas cope, mbas ikjes sё njerёzve mё tё dashur?? Mbasi zbrita ne Rinas, u ndava nga Lubonja duke i uruar gjithё tё mirat. Ai, tek me zhbironte me syrin e tij tё shtrembёr, serjoz, ma shtrёngoi fort dorёn. “Tё kaluara, babait!” shtoi dhe u zhduk mes turmёs drejt daljes.
E gjeta babёn nё drahmat e fundit tё jetёs. I zbehtё si qiri, nuk arrija ta besoja se ajo figurё e shtrirё aty, ishte babai im. Merrte frymё me zor. Me levizje energjike, sikur tё donte ta mposhtte ajrin dhe ta detyronte ti futej nё mushkёri. Zemrёn e kishte tё pamposhtur. “Po tё mos kishte zemrёn e fortё!” kishte thёnё doktorri. “Do tё kishte mbaruar me kohё!” E shihja tek bёnte lёvizje energjike pёr tu mbushur me frymё, dhe nё ato çaste, para syshё, po mё kalonte e gjithё jeta. Sikur ato tё ishin tashmё copёza, fragmente filmi tё prera keq, dhe qё ndizeshin nё çast nё pёrfytyrim. “Ky ёshtё babai im?! pyesa veten krejt i habitur. Aq shumё ishte transformuar nё pak ditё. Zemrёn vazhdoja ta kisha gur tё rёndё. E ndiqja me kujdes, rrija nё heshte, duke i shtrёnguar dorёn e djathtё. Por nuk fliste. E kishte humbur aftёsinё e komunikimit. Duart i kishte tё ftohta, disi tё ngrira. NUk ishin mё ato duart e ngrohta, bujare, plot elektricitet dhe dashamirёsi tё cilat dikur mё pёrkёdhelnin plot dashuri. Nuk ishin duart qё do ti kisha njohur edhe mes miljona duarsh tё tjera. Duart babait tim, tё cilat çlironin mirkuptim, njerzillёk. Duar tё cilat, kur ai tregonte, lёviznin gjithmonё duke gjestikoluar me fjalёt. Sa shumё fliste njeriu me duar?! “Babi, o babi!” I fola disa herё duke e parё drejt nё sy. Por nuk mё njohu. Nuk jepte asnje shenjё njohje. Kisha ndjesinё se isha si nё ёndёrr. Por nuk isha nё ёndёrr. Kjo ishte ёndёrra e jetёs, ku unё prekja, merrja frymё, ndjeja aromёn e djersёs sё tij. Isha nё njё stacjon tё rёndёsishёm. Ai i fundit tё tij. “Sabro, o Sabro!” foli mami. “Ka ardhё çuni, fliti pak!” S kishte asnjё shpresё. Heshtja ishte aq e thellё sa ndiheshin edhe flatrat e engjёllit tё padukshёm nё ajёr. Ajri, dukej sikur kishte rёnё nё gjumё tё thellё. Koha ishte bёrё e rёndё. Ndihej veç frymёmarrja e tij e ashpёr, energjike, si njё mёsymje plot vrull qё trupi i bёnte ajrit, pёr ta sunduar mbi asgjёnё. Heshtja po lёngёzohej. Pёrreth, gratё e shtёpisё, luteshin me pikёllim.
Please follow and like us: