Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: In memoriam, Endri Keko!

 

Endri Keko, me këtë emër amerikan të ngjitur, më 31 mars mbushen 100 vjet nga dita e lindjes! Një jetë të çuditshme ky dardhar që u kthye në Atdhe 7 vjeç! Si dardhar do merrej me kitarën që iu bë pjesë e trupit të tij edhe kur u rreshtua me radhët partizane, edhe kur iku në Moskë për studime kinematografike (me sa duket kitara ia mori mendjen gjirokastrites Xhanfise Çipi atje në Moskën e madhe)! Të dy marrin pjesë në inaugurimin e kinostudios, ajo me gërshërët në prerjen e shiritit, ai me xhirimet e kronikës së parë dhe prej asaj kohe nuk u shkëput në gjithë Shqipërinë e ndryshimeve me dokumentarët e kohës! Ishte në krye për çdo ngjarje! Dha modelin e njeriut të angazhuar me kërkesat e kohës, deri sa arriti edhe filmin artistik “Krevati i perandorit” ku u bashkuan tre devollinjtë në atë film! Dritëro Agolli, Endri Keko dhe Pandi Raidhi! Ndoshta e kishin si një përmendore të kohës së luftës! Nga miqësia me familjen Keko kujtoj mënyrën e organizimit të “mbledhkave” siç i quante! Mamaja e tij, një grua e përsosur, sajonte ndonjë gjë modeste për të shijuar rakinë, që si Endri dhe Dritëroi e kishin në çdo rast në tavolinë! Endri ishte një hokatar, madje edhe në takime rastësore nuk rrinte pa humor! Kitara e luftës qëndronte pranë dhe ai që gëzohej me meloditë e zonës! Nuk di që në ato vite të mos festonte trofetë e filmave! Nuk di si do kishte reaguar për përfshirjen e Dorit në politikë! Një kinoregjisor me shumë vepra, të cilat janë pjesë e historisë dhe na dokumentojnë rrugën që kemi bërë!

Please follow and like us: