Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Rruga jonë

Prindërit e parë Homo sapien ishin jo-homo sapien. Si të thuash se veza erdhi e para, pastaj pula. Në fillim krijohet e thjeshta dhe vazhdon në të komplikuarën, nga paraardhësi në paraardhës në paraardhës në një zinxhir.
As evolucioni nuk kërcen nga nyja në nyje përmes një peme që duket sikur ka rënë nga një tekst i shkencës kompjuterike:
Një tabelë e tillë mund të jetë një mënyrë koncize për të treguar se si janë të lidhura gjallesat, por zbulon pak se si ato në të vërtetë kanë ardhur në këtë mënyrë.
Individët nuk evoluojnë, popullatat evoluojnë, dhe kur popullatat ndryshojnë, ata rrallë e bëjnë këtë në mënyrë të pastër. Popullatat ndryshojnë ngadalë me kalimin e kohës, ndërsa variacionet individuale provohen, zgjidhen dhe shtohen e komplikohen nga mbijetesa. Popullatat ndryshojnë gradualisht, ndonjëherë duke u rikombinuar ose zhdukur gjatë rrugës.
As pula dhe as veza (e pulës) nuk doli e para. Pyetja zbulon mosnjohjen e procesit të vërtetë. Ajo që ndodh në të vërtetë është se popullata që tani e quajmë ‘pula’ evoluoi nga një popullatë e mëparshme e pulave paksa të ndryshme, e cila evoluoi nga pula edhe më të ndryshme, dhe kështu gjatë gjithë rrugës së kthimit,  zogjtë nuk do t’i konsideronim pula, ashtu si dinosaurët që nuk do t’i konsideronim zogj, peshqit nuk do t’i konsideronim me pendë, kafshët nuk do t’i konsideronim vertebrorët, qelizat nuk do t’i konsideronim kafshë, pararendësit nuk do t’i konsideronim mjaft të gjallë. Çdo hap gjatë rrugës është një divergjencë e paqartë e degëve, një përzierje e një popullate në tjetrën, pavarësisht se si duam ta quajmë tani.
Dhe saktësisht e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit. “Homo sapiens” është një emër që kemi shpikur për të etiketuar grupin e majmunëve modernë të cilit i përkasim. Ne grindemi dhe ende debatojmë se ku ta vendosim kufirin mes nesh dhe atyre që ishin. Është një pyetje që nuk ka lidhje me vetë popullsinë e gjallë.
Ne njerëzit jemi një popullatë majmunësh të avancuar që kanë evoluar nga një popullatë e mëparshme majmunësh të avancuar që ka evoluar vazhdimisht si popullatë për 3.8 miliardë vjet, nga mikrobet te krimbat te peshqit te amfibët te zvarranikët, me shumë fillime, kthesa, degë dhe degë të rreme dhe rrugë pa krye. Nuk kishte asnjë homo sapiens të parë, vetëm një vazhdimësi mbi të cilën tani, akademikët vijnë dhe vizatojnë vija të veçanta ndarëse për qëllimet e tyre.
Please follow and like us: