Astrit Lulushi: Emër i lashtë sot
“Pirro” është i popullarizuar tek shqiptarët dhe jo tek grekët apo italianët. Grekët thonë se emri Pirro vjen nga fjala “pir” që do të thotë zjarr. Pyre në anglisht na dha edhe fjalët pirolis, piroteknik, dhe të tjera.
Emri femër është Pira, dhe në mitologji, ajo ishte gruaja e Deukalionit, i lidhur me përmbytjen e madhe që përkon me përmbytjen biblike të Noeut. Në shqip do të thotë Dheunkalon (kalon në tokë, udhëtar).
Kishte disa të tjerë me të njëjtin emër Pirro, si djali i parë i mbretit Minos të Kretës dhe gjithashtu mbreti Pirro i Molosëve që jetonte në Epër (malësi) Epir.
Ndoshta keni hasur në termin fitore pirrike. Ajo vjen nga fitorja e tij ndaj romakëve. Pirro mundi legjionet romake, por pësoi një humbje kaq të madhe sa që ishte një fitore pa përfitim të vërtetë.
Pirro është një emër i zakonshëm midis banorëve në Epir dhe në Shqipërinë e Jugut.
Pirro, mbreti i lashtë që luftoi romakët.
Please follow and like us: