Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kujtesa dhe inteligjenca

Një ditë, Ajnshtajni po udhëtonte me tren nga Princeton, kur një konduktor kaloi nëpër korridor, duke vulosur biletat e të gjithë pasagjerëve. Kur arriti para Ajnshtajnit, shkencëtari kërkoi biletën në xhepin e jelekut, por nuk e gjeti as në xhepat e pantallonave, kështu që kërkoi në çantë, por nuk mundi ta gjente.
Konduktori tha: “Doktor Einstein, e di kush je. Jam i sigurt që e keni blerë biletën. Mos u shqetësoni”.
Ajnshtajni tundi kokën në shenjë falënderimi.
Dhe konduktori vazhdoi të vuloste biletat në korridor. Në momentin që do të shkonte te vagoni tjetër, ai u kthye për të parë Ajnshtajnin që kërkonte biletën poshtë sediljes.
Konduktori u kthye dhe tha: “Dr. Einstein, Dr. Ainstein, mos u shqetëso, unë e di se kush je. Nuk është problem. Ju nuk keni nevojë për një biletë. Jam i sigurt që keni blerë një”.
Ajnshtajni e shikoi dhe tha: “Djalosh, edhe unë e di kush jam. Ajo që nuk e di është se ku po shkoj, prandaj po kërkoj për të gjetur biletën”.
Please follow and like us: