Qeveria i dërgon prokurorisë speciale kontratat e lobimit të Abazovic
Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiq do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT) kontratat e lidhura nga qeveria e mëparshme e kryesuar nga Dritan Abazovic, mëson CdM.
Sipas informacioneve të CdM-së, Qeveria aktuale konsideron se këto kontrata janë të paligjshme dhe se do t’i kushtojnë shtetit së paku 350 mijë euro. Në mbledhjen e sotme të kabinetit, Qeveria miratoi Informacionin për përdorimin e shërbimeve lobuese për nevojat e Qeverisë së Malit të Zi nga kompania Bipartizan Solutions Inc. nga Uashingtoni.
Në takim nuk pati mendime të kundërta se kontrata duhet t’i përcillet SDT-së. Nga dokumentacioni mund të konstatohet se Abazovic e ka nënshkruar kontratën pa një vendim paraprak të Qeverisë.
Dokumenti, në të cilin CdM kishte qasje, shton se më 4 janar 2023, Kabineti i Presidentit të Qeverisë së Malit të Zi i dorëzoi Qeverisë së Malit të Zi informacion mbi Marrëveshjen për përdorimin e shërbimeve të lobimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe kompanisë Bipartizan Solution Inc. nga Uashingtoni për shqyrtim dhe miratim.
Qeveria mendon se është shkelur edhe Ligji për Prokurim Publik për shkak se nuk ishte shpallur tender për këtë shërbim.
https://www.cdm.me/english/govt-sends-abazovics-lobbying-contracts-to-sdt/