Zanë Mali: Ti pikturon me gjethe stine
Zanë Mali
I dashur
Ti pikturon trupin tim me gjethe stine
afshi yt i çmendur
djeg përtej diellit të mesgushtit
shpirtin e mallëngjyer prej kohësh
e shkrin me buzëqeshje.
Në çast
koha ndalet në çiltërsinë e Evës dhe Adamit
Ndjenjat e përflakura
rrjedhin ngulmas
damarëve të mbufatur
Ki mendjen
dashuria ime për ty
ia kalon edhe Maria Magdalenës.
Please follow and like us: