Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Muka: Saimir Bajo në filmin e tij premierë, “Violinisti”

Kush nuk e njohu Inxh. gjeolog nga Cfaka e Gjirokastrës, Isa Bajon, studiuar jashtë, që dinte 4 gjuhë të huaja, që lexonte shumë, dhjetra zbulime gjeologjike e qindra botime, që kish grua Savën e Komitetit, zonjë e fisnike grua.

E shija shpesh ndënë kala gjithmonë me çantë akademiku në dorë e ndjeja respekt për të. Vëllai im si dhe nusja time punonin bashkë në gjeologjike.

Nëse sot, mes lotësh të ligjshëm djali i tyre Saimiri, na prezantoi premirë filmin “Violinisti” kushtuar familjes e veçanërisht, vëllait të ndjerë Arbenit, skulptorit të talentuar, që iku  shpejt në parajsë.

Arbenin seç e kisha ndihmuar për një dokument shkollor kur isha drejtor arsimi. Sa herë më takonte më falenderonte, mirënjohja cilësi e fisnikëve.

Saimiri na solli copëza nga jeta fëminore, por dhe nga Gjirokastra, e rruga drejt artit e vëllezërve Bajo.

Prezantonte e falenderonte e vështrimin nga zonja Nënë, Vojsava, që kish pirë kupën e helmit me burrin e djalin dhe emocionet, përlotja nuk shmangeshin edhe për ne.

Aty u takuan, u përqafuan e u çmallëm me shumë gjirokastrit si dhe Sava me gjitonen e jetës Nurihan Ficon.

Film që luhej në avllira e odara, mbi mure e çatira, në sokaqe e bedena, na i pruri qytetin afër me një muzikë përshtatur mendësisë gjirokastrite, plot ngjyra kolorit. Nipi, djali i Yllit shoqëronte me tingujt e ëmbël tè violinës. Sa bukur familje artistësh, gjirokastritë.

Përgëzime nga artistë e bashkëqytetatë, nga ambasadori i Çekisë për bashkëatqytetarin e Çekisë, Saimirin, nga Piro Milkani, profesori i tij. Saimiri i talentuar jeton e punon në Çeki e na nderon.

Ylli i vëllai filmonte në heshtje e kapërdinte lotët, ndjente dhimbje e krenari për familjen e tij.

Sa shumë artistë ka nxjerë qyteti ynë… ajo shkollë muzike modeste…

Please follow and like us: