Ilmi Kasemi: Gjergj Kastrioti Skënderbeu
G J E R G J K A S T R I O T I
Më mori gjithë javën dhe unë ja dhashë.
Jo vetëm të shtatë ditët por edhe shtatë mbrëmje dhe dy a tre herë edhe bregnate.
Kam punuar nga dymbëdhjetë orë dhe ndonjëherë edhe më shumë.
Por sot pa dalë dielli, më kapi një ngërç aq i fortë, sa të dy këmbët nga gjunjë e poshtë, mu tendosën e tkurren aq shumë, sa mu duk se u bëra Pan me këmbë cjapi.
U ngrita nga shtrati dhe Entela gjithashtu u ngrit e tromaksur nga kërcimi im prej satiri.
Zbriti poshtë dhe mori në frigorifer qeset me akull.
Por unë vazhdoja kcimin(kecimi me sa duket vjenë ka fjala kec) por me brekë në këtë rast, jo si satirua pa brekë.
Akulli nuk më bëri derman dhe fillova të praktikoj gjithë lëvizjet fetare, të të gjitha religjioneve. E fillova me faljet hebraike, myslimane, kristiane, budiste dhe më dukej sikur po vija në vete nga dhimbja e morsetës ngërçore. Qe tmerr.
Në fund u bëra trim dhe provova të kërcejë valle trimërore pellasgjishte.
U qetësova por kuptova që derman më bënë të gjitha “lëvizjet” fetare, por thellë thellë në muskujt, që pështjellin kockat e tibieve, mu duk mua se kjo lëvizjs jonë fetare hyjnore, pleksur ne vallja jonë trimërishte, më reahatoi.
Dhe shkova përsëri në studio, të rrija gjithë ditën në këmbë, mbi kockat e tibeve, sepse kisha edhe pakë punë në allçi në disa detaje, për të arritur deri këtu dhe kjo ndalesë është e mjaftueshme për ta përcjellë në errësirën e mermerit të bardhë që kam në oborr.
Ndodh shpesh që martohet e dyta vajzë ose i dyti djalë. Punë fati thonë.
Ky do filloj i pari, sepse mermeri që programeve për “Kocidhe drredhurën” është fiks për të.
Kur e preva në fabrikën e mermerit, u bëra shum tahmaqar, sepse doja që edhe copa tjetër që do mbetej, të më hynte për një tjetër skulpturë.
Por krahu i djalit që pret kocidhen ishte më i hapur 5 cm. Vazhdova tahmaqarllikun, por kompozimi dhe harmonia e volumeve nuk më lejoi.
E provova ta mbledh pak mbas aksit, por jo, humbi shprehjen, pikërisht detaji më kryesor ai i krahut të djathtë të “trimit”.
Ky risk më bëri të hezitoj më shumë se një muaj, por mesa duket ky mermer i bardhë, qe risku i Skënderbeut, që të bëhet Ai në mermerin prilepan, i cili është shumë afër vendlindjes së tij.
Përfundimisht me gjith bazamentin e shtuar, kjo statujë në allçi, që është edhe modeli i mjaftueshëm për ta kopjuar, shkoi 120 cm.
Ndërsa në mermer figura do jetë 170 cm dhe me gjith bazën 200 cm.
Ndoshta dalta e parë fillon që nesër.
Vijëzat e lapsit të kontureve, pa tjetër.
…
Dolla dhe vetë në fotografi, që të duket që e kam bërë U, dhe sa e gjatë është, se llafligjtë thonë sokaqeve, që U i bi me fotoshope.
Boll, o të paudhë, Boll.
Ura e Beshirit
Toronë
12.5.2024
Please follow and like us: