Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet për korrupsion edhe ish-drejtori i Mjekësit

 

Ishte shpallur në kërkim dhe për pasojë është kapur dhe ndaluar nga policia një person për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Burime të policisë vendore të Elbasanit, bënë të ditur se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e personit në kërkim, Daniel  Karanxha  64 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-drejtor  në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan.
Ky person u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjykqsor Elbasan, me vendim penal, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale ”Shpërdorim detyre”  dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera  apo ankande publike” parashikuar  nga  nenet  248  dhe 258  të  Kodit  Penal.

 

Please follow and like us: