Albspirit

Media/News/Publishing

Satirë/Tahiri jep dorëheqjen pasi sheh tigrin e PD në TV

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sapo pa në televizionin me titra me fushë të kuqe në Ora News, sekretarin më qesharak të oborrit qeveritar, vendosi të japë dorëheqjen.

“Jap dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm, i pikëlluar, me dorën që po e mbaj aty ku vendoset për të mos u marrë në sysh. Kjo dorëheqje e imja, vjen menjëherë sapo pashë tigrin e PD-së, atë bishë të vërtetë që fliste për rendin dhe sigurinë. Nuk mund të rri më ministër i Brendshëm. Tani që foli edhe ky, e kuptova që kam gabuar me rendin dhe sigurinë. Dorëheqjen e jap nga frika se mos tigri më sulmon në zyrë. Pa harruar dhe ankthin e madh që më ka pushtuar shpirtin duke pritur daljen e Enos me 2 N të flasë për luftën në Siri”. Këto ishin rreshtat që Saimir Tahiri shkroi për dorëheqjen e tij, pasi pa në televizor tigrin e Lozhanit të fliste Live për rendin dhe sigurinë.

Please follow and like us: