Pyetësor për gazetarët
Intern
Civil Rights Defenders – We empower people
Rruga Pjetër Bogdani, Pallati Teuta, Shk. 12, Kati 6, Ap. 26
Tirana, Albania
Mobile: +355 696340059
www.civilrightsdefenders.org/region/albania
Pyetësor për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut
Civil Rights Defenders po harton një raport mbi aktivitetin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut (MDNj*) (Human Rights Defenders) në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit si, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Përmes raportit do të pasqyrohen problemet që hasin mbrojtësit e të drejtave të njeriut apo edhe gazetarët.
*Çdo informacion që do të mblidhet përmes këtij pyetësori do trajtohet me respekt dhe do të mbetet konfidencial. Ju lutem përgjigjigjuni para datës 30 Korrik 2016.
Për të plotësuar këtë pyetësor nevojiten vetëm 10-15 minuta.
Faleminderit!
Gjeneralitete:
Mosha: më të rinj se 18; 18-25; 26-35; 36-45; 46-55; 56-65; mbi 65
Gjinia: Mashkull; Femër, Tjetër
Arsimi: Elementar (8/9 vjecar); I mesëm; I lartë
Vendi ku praktikoni punën tuaj:
Fusha e aktivitetit
(Ju lutem zgjidhni te paktën një prej tyre)
- Antikorrupsioni
- Barazia gjinore
- Liria e besimit
- Liria e fjalës/ e të shprehurit
- Ndihma ligjore falas
- Të drejtat e fëmijëve
- Të drejtat e minoriteteve
- Të drejtat e komunitetit Rom apo Egjiptian
- Të drejtat e komuniteti LGBT
- Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
- Të drejtat e personave të dënuar nga drejtësia
- Të drejtat e personave të përndjekur politikë
- Çështje/ mbrojtja mjedisore
- Tjetër…
Seksioni II – për gazetarët:
- Pyetje të përgjithshme
- A ndiheni të lirë në shprehjen e mendimit dhe transmetimin e lajmit? Nëse jo, ju lutem tregoni shkurtimisht përse.
_____________________________________________________________________________
- A mund të përmendni dy apo tre nga sfidat e punës suaj?
_____________________________________________________________________________
- A mendoni se respektohet pavarësia e medias në Shqipëri?
_____________________________________________________________________________
- A mendoni se aktivizmi për të drejtat e njeriut është i lirë në Shqipëri?
_____________________________________________________________________________
- A bashkëpunoni me shoqërinë civile? Nëse po, si e vlerësoni këtë bashkëpunim? Nëse jo, përse mungon bashkëpunimi?
_____________________________________________________________________________
- Perceptimi i publikut për gazetarët
- Cili mendoni se është perceptimi i publikut ndaj gazetarisë?
Shumë negativ, negativ, neutral, pozitiv, shumë pozitiv
- E drejta e lirisë së fjalës dhe informimit
- A mendoni se gazetarët shqiptarë vetë-censurohen? Nëse po, cilat mendoni se janë arsyet pas kësaj censure?
_____________________________________________________________________________
- A jeni përballur me forma kërcënimi apo dhunimi në lidhje me shprehjen e mendimit apo të lajmit? Nëse po, ju lutem specifikoni formën.
_____________________________________________________________________________
- A keni njohuri për ndodhi të ngjashme ndër kolegët tuaj?
_____________________________________________________________________________
- A iu është refuzuar dhënia e një informacioni të kërkuar? Nëse po, cili ka qënë arsyetimi për refuzimin e dhënies së informacionit?
_____________________________________________________________________________
- Bashkëpunmi me autoritetet shtetërore
- A keni gjetur mbështetje dhe bashkëpunim nga autoritetet publike? Nëse po, ju lutem tregoni një rast konkret.
_____________________________________________________________________________
- A keni hasur presione nga autoritetet? Nëse po, në cilën formë?
_____________________________________________________________________________
- A ka ndodhur që për shkak të punës tuaj:
- keni marrë telefonata kërcënuese ose paralajmëruese?
- keni marrë kontrolle tatimore ose të një forme tjetër psh. nga Inspektorati i Punës, Shërbimeve Sociale pas një pune/raporti apo denoncimi publik të një shkelje të të drejtave?
- A jeni shoqëruar ndonjëherë nga policia për shkak të punës suaj? Nëse po, për çfarë arsye dhe si u trajtuat?
_____________________________________________________________________________
A dëshironi të kontaktoheni nga Civil Rights Defenders për më tepër informacion? Nëse po, ju lutem shkruani kontaktet tuaja, ose kontaktoni direkt në adresën e e-mail: kristiana.filip@civilrightsdefenders.org
*Ju lutem, plotësoni pyetësorin para datës 30 Korrik 2016.
Faleminderit