Albspirit

Media/News/Publishing

Emërohen 6 anëtarë në këshillin kombëtar të arsimit parauniversitar

V E N D I M PËR  CAKTIMIN E GJASHTË ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, TË PËRZGJEDHUR ME KONKURRIM PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 29, të  ligjit nr.69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik, si më poshtë vijon:
a) Z. Tomi Treska;
b) Znj. Ana Lalaj;
c) Znj. Kseanela Sotirofski;
ç) Znj. Brikena Baxhaku;
d) Znj. Elida Reçi;
        dh) Znj. Suzana Tabaku.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Këshilli Kombëtar për Arsimin Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Please follow and like us: