Albspirit

Media/News/Publishing

Kabineti Rama ndër vite, Kumbaro “e mbijetuara” e vetme që nga 2013

Instituri i Studimeve Politike ka ndarë disa të dhëna mjaft interesante përsa i përket ndryshimeve ndër vite të kabinetit Rama. Instituti thotë se nga 16 ministra të kabinetit aktual, 10 janë ndryshuar plotësisht dhe 6 pjesërisht, ndërkohë që zv/kryeministri vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. ISP në në pah faktin se Kumbaro mbetet e vetmja ministre që ka mbijetuar nga kabineti i parë i Ramës që nga viti 2013.

Postimi i plotë i ISP:

Për statistikë, – kabineti Rama III (2021-2024): Nga 16 ministra rezulton se 10 janë ndryshuar plotësisht, 6 pjesërisht, ndërkohë që zv/kryeministri vijon në kërkim ndërkombëtar. Kumbaro, e vetmja ministre e mbijetuar nga kabineti nga Rama I i vitit 2013. Nga ministrat e ndryshuar, disa ikën pa lënë gjurmë politike / institucionale, disa të përfshirë në skandale/hetime, disa u promovuan më lart në Kuvend.

Bilanci i ministrave dhe kabinetit? Si zgjidhen dhe ndryshohen ministrat? Sa përputhen me sektorët ku emërohen? Cili është kriteri i karrierës? Ishte premtuar se do të kishte analiza publike (2013), por para dhe pas 2013 asnjëherë nuk ka pasur as ka ndonjë standard & praktikë & analizë vlerësimi individual apo kolektiv.

Në kulturën tonë politike (parademokratike) ka qënë dhe mbetet çeshtje preference dhe vlerësimi individual i kryeministrit, i cili prej vitit 2002 vijon të jetë në pozitë të dyfishtë, edhe kryetar i partisë së shumicës/mazhorancës së radhës./newsbomb

Please follow and like us: