Ardian Haziri: Motive vjeshte
Freski e mëngjesit të mjegullt;
Mbi fshatin e heshtur, përplot me ngjyra;
Tinguj kambanash, thyejnë heshtjen;
Sa bukur, qenka veshur natyra.
Me ngjyrë si dielli që vonë u zgjua;
Kunguj e misër të verdhë, ara e mbushur plot;
Mbi gjethe të arta, e përmbi çati;
Sytë e qiellit pikojnë lot.
Please follow and like us: