Alfons Zeneli: Kryqëzim fatal
Si u ndeshëm ashtu
regëtima qiejsh
e u thyem
tek ramë
ndër pasqyra të huja
e më s’u pamë?
Si u ndamë ashtu
sy mbi ballin
e vetëdijes
pranë e pranë
horizontesh të kundërt
e prap u pamë?
Please follow and like us: