Albspirit

Media/News/Publishing

Politikani serb: Rusia synon të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve

Politikani serb, Dragan Sormaz shkruan se Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar dhe për të krijuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt në Kosovë.

Përmes një reagimi në X, ai ka thënë se rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë.

“Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar, manipuluar dhe inkurajuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt.

Rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë – romë, boshnjakë, goranë…”, ka shkruar ai.

Please follow and like us: