Disa rregulla etiko-sociale që mund t’ju ndihmojnë
Përktheu nga anglishtja në shqip: Alketa Dhana
- Mos i telefono askujt më shumë se dy herë në vazhdimësi. Nëse ata nuk i përgjigjen thirrjes suaj, merr si të qenë se ata kanë diçka tjetër më të rëndësishme se sa t’iu përgjigjen juve.
- Ktheje paranë që ke marrë borxh përpara se borxh-dhënësi të kujtohet apo ta kërkojë atë. Kjo tregon integritetin dhe karakterin tuaj. E njëjta qëndron edhe kur merr borxh çadra, pena apo kontenier ushqimi.
- Kurrë mos porosit pjatën më të shtrenjtë në menu kur dikush tjetër të paguan drekën ose darkën.
- Mos bëj pyetje idiote si: “o akoma nuk je martuar”, “pse a s’ke fëmijë”, “pse nuk ke blerë akoma shtëpi” ose “pse nuk blen një makinë”. Për hir të Zotit, nuk është biznesi juaj.
- Gjithmonë hape derën për personin që ke pas. Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, i ri apo i moshuar. Ti do dukesh i vogël nëse nuk e trajton mirë dikë tjetër në publik.
- Në qoftë se merr një taksi me një shok dhe ai/ajo paguan tani, bëhu gati të paguash herën tjetër.
- Respekto nuancat e ndryshme të opinioneve. Mos harro se numri 6 nga ana jote do duket 9 për dikë që ke përballë. Për më tepër, një opinion i dytë është i mirë për një alternativë.
- Mos i ndërprit njerëzit që bisedojnë. Lejoi ata ta shfryjnë jashtë gjithë ç’kanë. Sepse siç thonë “dëgjoji të gjithë dhe filtroji të gjitha”.
- Në qoftë se ngacmon dikë dhe atij nuk i pëlqen, ndalo dhe mos e përsërit më. Kjo e inkurajon dikë të bëj më shumë dhe tregon sa i vlerësueshëm je ti.
- Thuaj falemnderit kur dikush të ndihmon.
- Vlerëso publikisht, kritiko privatisht.
- Nuk ka kurrë asnjë arsye të komentosh për peshën e tjetrit. Vetëm thuaj “dukesh fantastik”. Nëse ata duan të flasin për të humbur peshë, do flasin vetë.
- Kur dikush të tregon një foto në telefon, mos kërko majtas-djathas. Nuk e di se çfarë vjen pas tyre.
- Nëse një koleg ju thotë se kam takim me doktorin, mos pyet përse është. Thuaj “shpresoj të jesh mirë”. Mos i vë ata në pozitë të vështirë që i detyron ata të tregojnë sëmundjen e tyre. Nëse ata dëshirojnë që ju ta dini, do t’ua tregojnë vetë pa qenë nevoja për zhbirimin tuaj.
- Trajtoje pastruesen më të njëjtin respekt si shefin CEO. Asnjeri nuk impresionohet se sa me vrazhdësi do trajtoni dikë poshtë jush, por njerëzit do vënë re nëse i trajton të gjithë me respekt.
- Në se dikush flet direkt me ju, të kqyrësh telefonin është mungesë respekti.
- Mos jep kurrë këshilla nëse nuk të pyesin.
- Kur takohesh me dikë pas një kohe të gjatë, vetëm nëse ai dëshiron të flasi për të tilla çështje, mos e pyet për moshën dhe rrogën.
- Shiko hallet e tua dhe qëndro larg telasheve, derisa mund të përfshihesh vetë drejtpërdrejt.
- Kut takon dhe flet me dikë në rrugë, hiqi syzet e djellit. Është një shenjë respekti. Për më tepër, kontakti pamor është po aq i rëndësishëm sa edhe bashkëbisedimi.
- Mos fol për pasuritë e tua mes njerëzve të varfër. Në të njëjtën mënyrë, mos fol për fëmijët e tu në mes të atyre që s’kanë fëmijë.
- Pasi lexon një mesazh të mirë, përpiqu të thuash “falemnderit për mesazhin”.
- Vlerësimi mbetet e vetmja mënyrë të fitosh atë që nuk e ke fituar deri tani.
- Ajo që më bie mua sot, do të bjerë ty nesër.
Please follow and like us: