Albspirit

Media/News/Publishing

Arif Mulliqi: NGA TI E MËSOVA SI MERR FRYMË VARGU


Në njëvjetorin e shkuarjes në amshim të mikut tim Adem Gashit…

sa herë me qiste rruga në Prishtinë
nga Bregu i Diellit e thirrja
alo Adem,
eja të takohemi të Edi 2
unë, ti dhe Berati
bisedonim më zë të lartë
duke menduar se askush s´ishte aty
përveç në të tre
që hynim nëpër kalldrëme
të poezisë
nga ato takime
në mos për asgjë tjetër
mësova si merr frymë vargu
si bëhet kënga
dhe ndjehesha një çast më i lehtë
nesërmen
desha përsëri të takohemi
ta kthejmë më fund nga një teke
çohu shoq,
se rrugë e gjatë na ka mbet pa u ba
e shumë biseda pa i përfundua
duke e kërkuar
vargun e plumbtë
të mbetur në ëndrrat tuaja.

Please follow and like us: