Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Qartësi mendimi për Rusinë dhe rusët

Ditë më parë mora si dhuratë nga prof. Eshref Ymeri librin studimor “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët. Libri përbëhet me mjaft përmbledhje citate, aforizma dhe mbresa të personaliteteve të ndryshme, rusë dhe të huaj. Studimi është mjaft interesant dhe i ndërtuar me thënie nga personalitete botërore që na njohin me Rusinë, por dhe me punën shekullore për formimin psikologjik të popullit rus.

Profesor Eshref Ymeri shtysën për përgatitjen e librit e mori nga sulmi agresiv i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Profesori e përcakton këtë sulm, të tipit fashist, e që ishte i papritur për botën. Nxitje e fuqishme për shkrimin e librit ishte dhe masakra e kryer në qytetin Buça të qarkut të Kievit.

Në këtë qytet ushtria fashiste ruse vrau 461 njerëz të pafajshëm, ku midis tyre kishte burra, gra, pleq, plaka dhe fëmijë, ndërsa në të gjithë rajonin, të masakruarit arriti në 1137 veta. Egërsira ruse arriti deri aty sa t’i groposë në varre massive, duke e kthyer qytetin e Buçës në simbol të shtazërisë së ushtrisë ruse. Autori i librit shkruan me indinjatë për mitingun në Sheshin e Kuq të Moskës, për të festuar pushtimin e disa territoreve të Ukrainës.

Profesori shprehet se si ka përfunduar populli rus, i sëmurë nga trutë, prej politikës së Putinit të grumbullohej dhe të ngazëllehej me krimet e përbindshme të ushtrisë së tij fashiste në Ukrainë. Autori duke e njohur popullin rus, nga periudha e studimeve cuditet se pa e çarë kaptinën fare dhe për dhjetra mijë ushtarët e tij, të vrarë në frontin e luftës. Dhe ironia qëndron se pas kryerjes së masakrës barbare, presidenti Putin dekoron “për heroizmin dhe trimërinë masive, qëndresën dhe burrërinë që tregoi personeli i brigadës në aksionet luftarake për mbrojtjen e atdheut dhe të interesave shtetërore në kushtet e konflikteve të armatosura”.

Duke u kthyer në histori para dy shekuj sjell në vëmendje një Testamentit të Pjetrit të Parë që përfaqëson një plan strategjik me veprime për trashëgimtarët e Carit për gjatë shekujve pasardhës, me synimin strategjik për vënien e mbarë botës nën sundimin e Rusisë.

Në realitet historiografia ruse e ka pasë vlerësuar Testamentin, por duke e klasifikuar si një material të fabrikuar. Por ngjarjet në këto dy shekuj kanë vërtetuar se sundimtarët e mëvonshëm të Rusisë në një formë apo tjetër kanë patur synim zbatimin e Testamentit “të fabrikuar” të Pjetrit të Parë. Dëshmitë dalin të qarta edhe në porositë e lënë nga sundimtarë rusë të çdo periudhe për brezat pasardhës të Rusisë.

Autori ka lexuar mjaft studime nga fusha e historisë, ku ka gjetur të pasqyruar dhe qëndrimin tradicional të politikës ruse ndaj kombit shqipar. Rusia cariste ishte në Kongresin Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Londrës të vitit 1913, luajti në pazare të politikës europiane për copëtimin trojeve etnike. Ndërsa në Traktarin e Fshehtë të Londrës 1915 përfaqesuesi rus kishte theksuar fshirjen nga harta Europës të ngasrës të quajtur “Shqipëri”.

Në fundin e shek. XX politika ruse thelloi dhe më shunë qëndrimin armiqësor të mbajtur dhe vazhdon ta mbajë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Dardanisë. Ajo ende mbron me pasio regjimin e Millosheviçit dhe të pasuesëve të tij. Autori në vitet e fundit ka botuar në shtyp dhe në internet analiza dhe komente mjaft interesante të cilat kanë demaskuar me fakte politikën armiqësore të Rusisë ndaj kombit shqiptar. Të gjitha këto analiza i ka trajtuar në librin e botuar me titull “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”.

Me fillimin e epokës së internetit, informacioni u bë mjaft i bollshëm. Mësojmë se pas sulmit të Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941, popullit sovjetik përballoi situata të rënda. Ushtria sovjetike e mundi nazizmit gjerman. Nga të dhënat del se në luftë kishin rënë robër të ushtrisë gjermane 5.3 milionë ushtarë sovjetike. Po kështu mësojmë se pas hyrjes së ushtrisë sovjetike në territorin e Gjermanisë në fillimin e vitit 1945, kishte kryer krime, përdhunime etj.

Në luftën në Ukrahinë, duket se historia e viktimave po përsëritej. Ushtarët rusë vijuan të kryejnë përdhunime, të bënin masakra në gra, fëmijë dhe të moshuar. Autori jep mjaft shembuj nga këto vepra të turpshme të ushtarëve pushtues të Putinit. Ndaj dhe librin autori ja kushton popullit heroik të Ukrainës dhe Forcave të Armatosura të këti populli, të cilët po luftojnë me heroizën për të thyer “madhështinë” e Rusisë fashiste.

Sot Rusia putiniste, duke qenë pasardhëse e Bashkimit Sovjetik, ka të përvetësuar të gjithë trashëgiminë e saj. Duke synuar rikrijimin e perandorisë sovjetike, Putini e kishte përgatitur me kohë sulmin për pushtimin e Ukrainës.

Në kongresin e tetorit 1961, kryetari i partisë, Nikita Hrushovi, deklaroi se në vitin 1980, Bashkimin Sovjetik ka përfunduar ndërtimin e komunizmit.

Por rrjedha e ngjarjeve na vërtetoi se pikërisht në vitet 1980 shënoi krizë ekonomike, dhe përfundoi e me shembjen e perandorisë sovjetike dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Putini duke pasur përkrahjen mbarëpopullore të cilit populli rus vazhdon të përkrah luftën agresive kundër popullit ukrainas. Në këtë vend, në kohën e sotme janë kryer krime të rënda nga ushtria fashiste ruse. Autori shtron dhe pyetjet se ç’është Rusia dhe populli rus? Në shtrimin llogjik të këtyre pyetjeve, autori argumenton se gjatë shekujve, rusët e kanë vlerësuar dhe vazhdojnë ta vlerësojnë veten popull i madh, dhe që mund të orientojë popujt e tjerë se ç’farë duhet të bëjnë, mund të sulmojë shtete fqinje, të shkatërrojë miliona jetë njerëzish, duke luftuar kundër njëfarë të keqeje mitike.

Autori sjell mjaft shembuj nga njerëz në histori, që kanë patur guximin për të thënë të vërtetën për Rusinë dhe popullin e saj. Profesori sjell 426 personalitete të rusisë dhe të huaja, ku prej tyre 168 janë personalitete të vendit rus. Të gjitha mbresat dhe thëniet e arta të tyre janë shkruar në këtë libër, mbresat e të cilëve pasqyrohen në libër.

426 personalitete që kanë theksuar siç i quan autori “margaritarë urtësie” nga fusha e politikës, nga fusha e dijës, na vijnë në mjaft citate, mbresa, aforizma dhe mendime etj. Autori e ka thjeshtësuar punën duke i renditur me emrave, sipas alfabetit, duke njohur dhe jetëshkrimin e çdo personaliteti.

Libri është vlerësuar nga Prof. dr. Fatmir Tereziu, Mjeshtër i Madh, i cili thekson në parathënie se prof. Eshref Ymeri ka kaluar Rusinë dhe rusët në skanerin e personaliteteve, duke konkluduar se “Rusia qëndron në mënyrë të qartë e të kuptueshme kundër perëndimit. Kjo ka tëbëjë me traditën agresive. Aty jeton dhe vetë putinizmi”.

Ndërsa akademik Prof. dr. Beqir Meta arrin në përfundimin se “në këtë botim bëhet edhe një rivlerësim interesant i historisë më të re ruse, ku evidentohen ngjarje dhe fakte të fshehura më parë, që flasin për veprime Aantihumane, për natyrën agresive të shettit rus”.

Prof. Eshref Ymeri ka prurë një libër orgjinal, pasi aty shtjellohen thenië shekullore nga njerëz e autorë të njohur në botë, për studime dhe analiza botërore për Rusinë dhe rusët. Libri në vetvete është një përfaqësim i mjaft mendimeve, fakteve të realitetit në kohë të ndryshme, port ë pasqyruar me mjeshtëri nga autori i cili ka ditur që nëpërmjet këtyre mbresave të pasqyrojë realitetin mbi Rusinë dhe mbi formimin e popullit rus. Libri është një botim i përkryer dhe me përfundime të sakta, ku çdo lexues shqiptar qartëson mendimin për “atmosferën që po e bren Rusinë”, si dhe për të njohur më mirë tendencat deh ndikimin e tij në të ardhmen europiane.

Please follow and like us: