Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Gjesti i madh i tё voglit!

11 maji – referendum mes shpresёs e fatalitetit!

Prania e opozitёs sё re nё Kuvёnd apo mё mirё akoma rrotacioni politik me ta fitues ёshtё rikthimi i besimit tё munguar gjatё nё vёnd. Jo se janё tё pёrsosur por se e reja dhe shpresa vijnё zakonisht si paket.  

Berisha e Rama trukuan votёn me ligjin e 2008 pёr t’i shёrbyer vijimёsisё sё tranzicionit e po e shtyjnё me dekada me stuhira gotash qё sajojnё tensione e pёrplasje tё bujshme “polli mali njё mi” ndёrkohё qё bёjnё ligjin nё qeveri e opozitё. 

Ndonse pas 2008 partitё e vogla duhet t’i hynё detit me kёmbё pёr tё hyrё nё Kuvёnd (herёsi, financimet, media etj), sёrisht, edhe brёnda kornizave tё sotme, mund t’a thyejnё “akullin” zgjedhor, nё mos tё fitojnё, tё jenё faktor nё rritje apo parёsor nё opozitё. 

Boll tё sillen si tё rritura kёto pak ditё nga 11 maji qё tё mos i pandehin se janё tё vegjёl nё numra e sjellje bashkё. Humbёn shansin e bashkimit por ende kanё atё tё bashkёpunimit pёr votё taktike duke shndёrruar 11 majin nё referendum shprese ndaj fatalitetit. 

Mundёsia e humbur 

Partitё e vogla lanё nё baltё qytetarin e veten kur shpёrdoruan mundёsinё historike tё bashkimit pёr votёn e 11 majit. Ishte punё nuhatjeje e pёrvoje, ngutjeje apo pёshtjellimi “i riu si veriu”, pёrҫarjeje apo xixash prej politikёs sё vjetёr, massmedie klienteliste, egoje, tёrheqjeje krrabe nga vetja, snobizёm si “virus” tranzicioni qё prek edhe pa dalё nga “veza” etj, koha do e tregojё. 

Sot faktori politik qё flet pёr ndryshim mbetet i ndarё pёrballё politikёs sё tranzicionit ndёrkohё qё vetё ndryshimi ёshtё njё. Ogur ky jo i mirё pёr ndryshimin e vetё tё ardhmen e partive tё reja qё humbёn kohё tё vyer ndёrkohё qё rrotacioni e ndryshimi janё tё stёrvonuar nё kohё. 

Opozita e re duhet tё ofrojё si njё e vetme radikalizёm politik qё dallon qartё nga vijimёsia BeRama. Shoqёria nuk e ka luksin e betejёs pёr “bishta” ideologjik kur vuan degradimin e rregullave tё lojёs nё demokraci nga vota, referendumi, prona, drejtёsia, barazia para ligjit, polarizimi klasor, vetingu politik, buxheti si mall plaku etj. 

Duke mos u bashkuar pёr 11 maj e mos folur me njё zё pёr kauza themelore si kompensimi i pronёs, ligji zgjedhor, vetingu politik etj sinonime tё ndryshimit, ato po lёnё pёrshtypjen se nuk janё aq ndryshe nga e vjetra qё duam tё lёmё pas.   

Pensionet e rrogat minimale janё tё rёndёsishme por demi ziret nga brirёt. Me pёrjashtim tё Bashёs, askush nuk artikulon vetingun nё politik qё ul politikanin me kёmbё nё tokё dhe kjo ngre hamёndjen se mbase nuk duan t’u shohin xhepat njё ditё! 

Nuk flitet pёr referendumin si e drejtё e mbetur nё letёr apo ndryshimin rrёnjёsor tё ligjit zgjedhor me kthim tё mazhoritarit qё respekton votuesin duke ngritur hamёndjen se mbase u lezeton po njёlloj sistemi i listave partiake qё shpёrfytyron Kuvёndin e shmang ballafaqimin me votuesin!

Nuk insiston kush se prioritet ekonomik nuk ka pse tё jetё turizmi me betonizimin pafre qё ndikohet nga shumё tё papritura natyrore e njerёzore por industria e bujqёsia qё garantojnё vijimёsi. 

Nuk thotё kush se pa kompensim nuk do tё ketё legalizim, se pa sistemuar tё pastrehёt nuk do jepen shtёpi tё dyta etj problematika e padrejtёsi ligjore “mullar” qё kanё shpёrfytyruar shtetin e sё drejtёs, shtyjnё qytetarёt drejt mbijetesёs e emigrimit etj e pёr tё cilat partitё e vogla duhet tё flasin si tё mёdha!  

Hyrje-dalje apo EXIT drejt BE!

Retorika e integrimit nё BE nuk entuziazmon aq sa ҫ’pandehin tellallёt e saj kur mendon se mund tё katandiset nё “dekoratё” pёr autokracinё e abuzimin e politikёs sё vjetёr pёr tё ecur me avazin e saj. Aq mё tepёr kur mendon pasojat gjeopolitike ku sipas parimit tё “enёve komunikuese” dera e BE rrezikon tё jetё Dalje (EXIT) urgjencash sepse ashtu e ka katandisur vёndin BeRama sot. 

Njё ikje kjo njёkahёshe e pa kthim sepse sa kohё shteti ligjor e demokracia e tranzicionit vijon, rinia do tё joshet nga e ardhmja gjetiu, prindi do emigrojё pёr hir tё fёmijёve, pleqtё do shkojnё tek fёmijёt (me kёtё rast qeveria ul edhe numrin e pensionistёve e gjelave tё detit) etj. 

Do tё mbeten tё mirёt qё vuajnё padrejtёsinё e nuk ikin dot, nuk ua bёn zёmra tё lёnё vёndin e tё parёve apo nuk ndjehen rehat tek i huaji qё nuk ua ka borxh mirёqёnien, palo-politikanёt qё kanё pasuri me emra fantazёm, strategjikёt me copa andej-kёndej, syresh qё pasurohen nё rrёmujra e “organizata”, ca qё u shesin me retorika sapunin pёr djathё etj, pa harruar turistёt lumё e aziatikёt kamarier! 

Rikthimi i shpresёs e besimit sot ёshtё interes kombёtar sepse ritmet e emigrimit po cёnojnё barazpeshat gjeopolitike nё rajon dhe barra pёr tё shndёrruar integrimin nё BE nё fat dhe jo mallkim kombёtar, mbetet tek opozita e re. 

Gjithё vezёt nё shportёn e turizmit! 

Ndonse bota u bё pishman pёr turizmin masiv, politika jonё e shpёrfilli kёtё gjё e tahmaja e pasurimit nёn petkun e “lirisё” po bёn tё vetёn dhe “lumi” turistik ka vёnё pёrpara natyrё e qytetar. 

Nga shtёpitё e qeratё e papёrballueshme, ushqimet e shtrёnjta etj, betonizimi katastrofik qytetas e turistik qё do tё ngelet nё derё si piramidat e Egjiptit me tё cilin politika po “mobilon” e asfikson mjedisin me ngut sikur tё mos ketё tё nesёrme, shndёrrimi i plazheve nё mollё tё ndaluar pёr qytetarin e zakonshёm etj.  

Ky turizёm e urbanizim asfiksues qё lehtёson “gurin” nё vёndin e tij, shtyn qytetarin tё ndjehet i huaj atje ku ka lerё, pasuron kasta qё i nisin paratё jashtё, varfёron e pёrjashton nё masё qytetarin nga dhuratat e natyrёs, shndёrron vёndin nё kartolinё pёr botёn e geto pёr qytetarin etj, nuk ia vlen. 

Nuk ia vlen njё turizёm qё bёhet nё kurriz tё natyrёs, barazisё e tё drejtave tё qytetarёve, zhvillimit tё industrisё e bujqёsisё qё ndryshe nga turizmi nuk preken dhe aq nga “kataklizmat” njerёzore apo natyrore qofshin ato, duke garantuar punёsim i mbijetesё pavarёsisht ҫfarё zjen nё botё. “Mobilimi” nuk vlen me “frigoriferin” bosh ndaj dhe mesazhi i zhvillimit tё barazpeshuar ekonomik duhet tё artikulohet fort nga politika e re. 

Vota taktike pёr ndryshim

BeRama pati disa dhjetёvjeҫarё kohё tё fuste demokracinё e ekonominё nё hulli dhe fakti se qytetari ende emigron tregon se nuk ditёn apo nuk duan tё krijojnё shpresё. E dinё ndaj dhe pёr tё mos rёnё nga “fiku” mbajnё ligjin zgjedhor tё 2008 qё hap “gropё” pёr tё tretё nё politikё po ku mund tё bien edhe vetё nёse partitё e vogla bashkёpunojnё pёr 11 majin. 

Pasi humbёn mundёsinё e bashkimit strategjik, partitё e vogla kanё ende mundёsinё e bashkёpunimit taktik pёr maksimizim tё votёs kundra-BeRama. Duke analizuar sondazhet partiake, prirjet lokale etj ato duhet tё dakortёsohen pёr hapje krahu dhe mbёshtetje pa rezerva ndaj shoqi-shoqit pёr ata qё kanё mё shumё mundёsi pёr tё ҫuar deputetё nё Kuvёnd. 

Tё gjithё mund e duhet tё lёshojnё aty-kёtu, pёr tё fituar mё pas tё gjithё pa pёrjashtim. Si partitё e reja qё kanё nevojё jetike pёr zё e treguar veten nё Kuvёnd ashtu edhe qytetari qё pikas “vela” nё horizontin politik. Nuk ka rёndёsi kush votohet mes partive tё vogla sa kohё ato dёshmojnё se janё aq tё mёdha sa tё bien bien nё ujdi e bёjnё tёrheqje e mbёshtetje taktike ndaj njёri-tjetrin pёr tё maksimizuar votёn pёr ndryshim. 

Pak ditё mbeten qё partitё e vogla tё bёjnё gjestin e tё madhit e bashkёpunojnё pёr votёn taktike e dalur zot ndryshimit me tё fituar tё gjithё, pёrfshirё edhe tё vjetrёn qё ka nevojё tё rilindё! Asnjё ego e sedёr partiake nuk vlen sa interesi qytetar pёr tё ndjerё e prekur ndryshimin dhe votuar kё premton atё. 

Please follow and like us: