Luan Laze: Aforizma & paradokse
- Pranoj të më zhgënjejë shpresa se të shpresoj te gënjeshtra.
- Të jesh besnik në politikë nuk mëson gjë tjetër veç kafshimit.
- Sëmundja më e rrezikshme është ajo që ka pamje të shëndetshme.
- Ata që më trajtojne si gomar i hedh nga kurrizi te paret.
- Nuk urrejmë ata që na bëjnë keq, por ata që i bëjnë mirë vetes.
- Të votosh poshtëruesin tënd do të thotë të zgjasësh poshtërimin.
- Kur përpiqesh të bësh të tjerët si vetja, do bësh veten si të tjerët.
- Ligësia e të zgjuarit është më e dëmshme se zgjuarsia e të ligut.
- Në këtë vend bëhesh gjithçka. Mjafton të jesh pak maskara Bio.
- Bota i njeh si prostituta. Ne i quajmë me respekt analistë politik.
- Amnistia fiskale është t’i falim vetes paratë që vjedhim nga ju.
- Punë e vështirë është të bindësh gomerët se kanë të drejtë.
- Mashtruesin e njoh. Pres zgjedhjet të mësoj përqindjen e të mashtruarve.
- Nëse dukeni më i ri se jeni, do të thotë se akoma nuk jeni pjekur.
- Më pëlqejnë emisionet për kafshët. Aty mësoj më shumë për veten.
- Edhe ai dashi që tha se populli është dele, fatin e deleve pati.
- Mos mallko. Voto kundër të mallkuarit të shpëtosh nga mallkimi.
- .Në satira shkruaj ato gjëra që me idiotët nuk i ndaj në biseda.
Please follow and like us: