Joni Shanaj: Zgjedhjet e bëra
Në zgjedhjet e 1991, PD si partia e dalë e prej lëvizjes demokratike si forca historike për Lirinë dhe hapjen e Shqipërisë ndaj Europës dhe Perëndimit u votua pse edhe ne kushtet e presionit të ish regjimit 46 vjeçar në pushtet, nga 1/3 e njerëzve.
Fitoi mbi të gjitha qytetet, humbi fshatin. Shkalla e indoktrinimit, represionit dhe frikës nga pushteti ne fshat dihej se ishte shumë më e madhe se në qytetet e mëdha.
Kriminelët e nomenklaturës komuniste dihek gjithashtu se jetonin me ankthin e kthimit të shtresave të përmbysura të cilat “diktatura e proletarit” i kishte burgosur, internuar, pushkatuar herë herë dhe rrëmbyer prona e pasuri që pas 1945.
Por pavarësisht frikërave të borgjezisë së kuqe, PD, forca e re liberale e atij çasti fitoi qytetet duke u mbështetur nga çdokush me shpirtin e lirë dhe duke injoruar ankthet e atyre që i kishin duart me gjak pasi populli shihte drejt te ardhmes në paqe dhe gëzim për lirinë e shumëpritur dhe të ëndërruar përjetë të së gjallëve.
Kur sheh sot tabelën zyrtare të numrit të zgjedhësve që ka Shqipëria dhe del përpara shifra 3.7 milionë, nuk ke si të mos mbetesh disi i habitur, pasi po atje zbulon se pothuaj gjysma e këtyre gjenden jashtë vendit.
Sondazhi i thjeshtë se cilat vende kanë preferuar shqiptarët duket qartë dhe haptas kur sheh pak a shumë përqindjet e vendeve ku jetojnë.
Kuptohet pas Marsit 1991 dhe zgjedhjeve të para post-komuniste demografia ndryshoi. Bashkë me demografinë ndryshoi edhe mbështetja politike e fshatit dhe qytetit.
Në kohët e PD në pushtet, ndodhi e kundërta. Fshati dhe provinca nisi të votojë PD-në, ndërsa qytetet me Tiranën në krye u morën nga ish-PPSH-ja e cila në 1991 kishte humbur kryeqytetin.
Është dukur sikur të gjithë partitë politike në Shqipëri kanë qenë pjesë apo zgjatime të PPSH-së. Për këtë edhe është bërë çmos që të mendohet se ashtu ka qenë, por sot nqs hedh një sy në fletën e votimit mes 11 koalicioneve të duket sikur të gjithë partitë në Shqipëri rrjedhojnë nga PD.
Ndaj që gjithçka të shkojë në vendin që i takon mendoj:
Nuk di a mund të gjendet një formulë magjike që pas zgjedhjeve, kreu i qeverise aktuale të jetë vetë kryetar i PD-së?
A mund të hyjnë të gjithë në PD, nga dritarja, nga penxheret nga ballkonet, të rinj, të vjetër në rresht për një, bashkë me Ramën?
Të gjithë të rinjtë e partive të reja gjithashtu bëhen apo nuk bëhen pjesë e PD-së, të paktën duken pa përjashtim sikur sapo kanë dalë prej saj.
A mund t’ia kalojnë Ramës të rinjtë e partive të reja për suport ndërkombëtar? Cili ka më shumë përkrahje ndërkombëtare, Edi Rama apo ata? Duket sikur është dilema e tyre.
Brenda në PD këta bashkarisht mund të mbeten përjetësisht konkurentë për përkrahjen ndërkombëtare ndaj Ramës, meqënse si duket kjo ju intereson më shumë se gjithçka.
Të gjithë ndërkohë, me Ramën në krye, në një skenar magjik mund të luajnë mirë rolin e rivalëve politikë të zjarrtë, brenda po Partisë Demokratike.
Të vjetër dhe të rinj, për mirë apo keq, të duket sikur nuk kanë jetuar kurrë në kushte të tjera, po njësoj si kur këtu sundonte Sigurimi, Partia e Punës, përpara se jeta të përtshtatej në bashkëjetesë me bandat, krimin e organizuar, mediat e ndërtuesëve dhe sidomos: Shërbimet informative, agjenturat e huaja të vendeve armike ndaj SHBA-ve dhe Perëndimit në tërësi, të cilat gjetën terren lulëzues në Shqipëri për gjithfarë eksperimenti.
Një vend ku agjensi nga më të lamrishmet e kthyen shtetin në fushë betejë kundër interesave të popullit shqiptar dh të perëndimit këtu e 35 vjet duke infiltruar të gjithë sistemin deri në përpjekjen e vazhdueshme të transformimit të ndërgjegjes së njerëzve.
Në këtë rrëmujë u deshën 35 vjet që “komunistët” shqiptarë të kuptonin thirrjet e atyre që rrëzuan komunizmin në Shqipëri.
Arritja kryesore e Edi Ramës është se pas 12 vjet pushtet absolut si kryeministër dhe 20 vjet në krye të ish PPSH si kryetar absolut, në fushatën e këtyre zgjedhjeve, më në fund diktoi të mbushë mendjet dhe orientojë vizionet e idhtarëve të partisë së tij kundrejt për domosdoshmërisë historike të Shqipërisë si pjesë e vëllazërisë Europiane Perëndimore, bashkë në trajtë integrale të qytetërimit perëndimor.
Kjo do të mbetet vepra më e rëndësishme politike e Edi Ramës për çfarë arriti të bënte brenda Shqipërisë për shqiptarët.
Po, socialistët dhe kundërshtarët e tyre, cilëtdo ishin dhe janë, kishin nevojë për sloganin elektoral më të lodhur në botë edhe pse komplet jashtë kohe dhe ritmi.
Socialistët dhe “armiqtë e tyre” kishin nevojë për përballjen dhe të mësuarit me idenë se Shqipëria është dhe do të jetë pjesë e Perëndimit dhe kjo është histori pa kthim.
Tashmë jo sa për të larë gojën por seriozisht.
Me fjalë të tjera, arritja më e madhe e Partisë Socialiste, PPSH-së së dikurshme, ishte se kryetari i saj një ditë mundi t’i mësojë parrullën e riformuluar të idesë: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
35 vjet më vonë u pranua dhe tashmë, më në fund, mendoj se shoqëtria shqiptare mund të ndihet e bashkuar.
Por duhet të kujtoj, se pa rrëzimin e Partisë së Punës nga pushteti në vitet 90-të, kurrë nuk do të mund të hapej as Shqipëria e as e ardhmja e vendit.
Kurrë nuk do të mund të hapej rruga drejt orientimit të kërkuar prej shekujsh nga njerëzit qytetarë të këtij vendi si dhe mbrojtësit tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe ‘Perëndim’ në krye, kavalierët e dritës që i dhuruan shqiptarëve botën e tyre dhe botën e lirë shqiptarëve.
Si një mik më shumë në bashkësi shteti i ri shqiptar ishte instrumenti i vetëm i ngritjes së dinjitetit njerëzor të rënë dhe pothuaj të shuar të një prej popujve më të vjetër në kontinent.
Shteti i mëvetëm, i pavarur i cili u krijua dhe u njoh me shtysën dhe investinim e tyre në vitin 1920 në Ligën e Kombeve.
Nuk është për t’u habitur që më pas, ai popull i shtypur dhe i poshtëruar për shekuj, të keqpërdorte dhuratën më të shenjtë dhe më të brishtë, siç është LIRIA.
Në këtë rrugëtim jemi asistuar dhe asistohemi dhe çmimet që do paguhen nga ata që pengojnë do të jenë shumë të shtrenjta.
Një rekord komunistësh dhe bijsh e nipërish komunistësh që nuk di se nga i erdhën të mirat dhe kujt mund t’i takojnë më shumë si meritë përveç se vetë fatit jetim që nisi rrugëtimin politik nga komunistët vetë tek bijtë e tyre, politikanë sportivë apo fanatikë, gangsterë të moderuar apo kriminelë flamurtarë antikomunizmi legjendar me apo pa dashje, fshatarësie ish komuniste të kthyer antikomuniste me Berishën në krye ndihmoi partinë mëmë PPSH si PS jo vetëm të ridimensionohej, por të shfaqej edhe si prijësja e integrimit perëndimor të Shqipërisë, duke rrëmbyer rolin historik dhe funksionin elitar të lëvizjes së vetme politike që nisi nga poshtë në historinë e Shqipërisë për të rrëzuar sundimin anti-perëndimor dhe anti-europian të vetë asaj fuqie të palosur në 1990-të.
Ndaj të gjithë do të donin të ishin dhe do të duan të jenë brenda asaj godine të re Shqup, përfshi Ramëm e ri dhe të rilindur që së shpejti do i shkojë Doktorit në zyrë për vizitë.
Vrojtimin ulëritës të Edi Ramës dora vetë në vitin 90-të asokohe thjesht si piktor pedagog kur ngriti në alarm hallin se PD-në po e kryesonte një komunist askush nuk e dëgjoi.
Por më pas, vetë ai me vizionin e tij të rrallë dhe personalitetin unik u gjend të drejtojë një parti kriminale si asnjë parti tjetër në Europë, për peshën e sundimit të degraduar dhe të paprincip të Shqipërisë, të paktën post 1970-të.
Forca politike më gjakatare në Europë, si mund të drejtonte një vend në liri? Drejtoi si dinte, me korrupsion dhe terror, këtë herë jo politik por ekonomik.
Çfarë ka ndodhur deri tani? Çfarë ka ndodhur sor? PS më në fund, është bërë zyrtarish parti pro-Europiane, pro-Perëndimore.
Rama e shëroi PS-në ideologjikisht dhe u bë vetë për doktor.
Kjo ndoshta do të jetë dhe do të mbetet arritja më e madhe e kësaj dysheje politike Rama-Berisha në Shqipëri.
Ndaj, në paqe dhe qetësi, mendoj se skena politike duhet ndihmuar prej të bëhet pjesë e një pajtimi të munguar.
Politikanët ndoshta do e kenë vështirë të bien rehat dhe të gjenjë vendin që u takon, sidomos dy prestigjatorëve të vetëm tashmë të lëvizshëm të rikthimeve dhe rilindjeve madhështore.
Por, rëndësi sot ka ka që Partia Socialiste si ish PPSH e dikurshme, në këto zgjedhje kishte sloganin që duhet të kishte përbrendësuar me kohë, riformulimin e idesë së Lëvizjes Demokratike të 1990-të: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA.
Rama dhe Berisha është e sigurt se do të mbijetojnë. BE ndërkohë ndoshta edhe për pak nuk do të jetë më.
Konjukturat politike nuk janë ato që ishin në 1990-të dhe pritet të ndryshojnë akoma më tej në vijim, por politikisht më në fund PPSH e fërshëllimave ndaj Dritëro Agollit në sallën e Operës së sotme dhe të dikurshme, ka ardhur në vete dhe në vathë.
Ndoshta është koha që Shqipëria të kuptojë, të shihet dhe të shohë, të ndihet dhe të jetë pjesë dhe pjesëmarrëse si ‘landmark’ në Europën Jug Lindore i përpjekjeve të bashkësinë reale kulturore dhe ekonomike të Botës së Lirë.
Kjo shkon përtej BE-së, PS-së, PD-së dhe cilësdo inercie BRICS që fle në mendjet dhe zemrat e komunistëve, fundamentalistëve dhe nazistëve bashkë.
Por në realitetin që sot pas rezultateve do të dalë koha ka ardhur dhe do të vijë që “armiqësia” e dy palëve “politike” të mbarojë.
Ndoshta është koha për idenë e bdrendshme të një tjetri intelektual të vlerësuar mbështetës socialist, Rexhep Qosja ai malësor nga Vuthaj i sipërm i Shqipërisë së epërme, që printe dikur pa e kuptuar askush ahere një nismë donkishoteske ç’ishte, ç’quhej e ç’mund të kishte qenë: Pajtim Kombëtar.
PS dhe PD traditën e tyre politike mbi kurrizin e këtij populli të varfër dhe të mjerë si sundimtarë uzurpatorë dhe vetëm si të tillë do të duhet ta tejkalojnë pa ndihmesë të jashtme në vijim.
Meritë e Edi Ramës është dhe do të mbetet se më në fund nën drejtimin e tij, enveristëve dhe komunistëve të rradhëve të partisë që drejton iu desh të recitojnë vërtet sloganin me orientimin e të cilit mendja dhe zemra e popullit shqiptar kërkoi në histori.
Por tjetër gjë, besoj se dhe vetë tsshmë e dinë se nuk kanë arritur asgjë dhe nuk janë askund.
Por në demokraci gjithçka rinis si rifillim.
Ky rifillim nuk ka më kuptim të jetë vijim i hakmarrjeve të Ramës ndaj Berishës, këtij të fundit ndaj “socialistëve” apo çdo bullshiti politik PD-ist post-92 që ka mbajtur nën tension artificial shoqërinë e kontrolluar nga dy organizata që deri dje kontrollonin dhe çdogjë.
Shqipërisë së ardhme do i duhet të forcojë rendin e sigurisë për jetët, pronat dhe lirinë e qytetarëve të saj dhe të botës së hapur tashmë, duke hapur lojën për mendimin e lirë, iniciativën e lirë, sipëtmarrjen e pavarur sidomos si në tregti, ashtu dhe në kulturë dhe biznes.
Mbështetja e instituciineve publike do të duhet të jetë jo e ngjyrosur politikisht dhe e lidhur me krimin zgjedhor.
Është koha që politikisht Shqipëria të kontribojë për sigurinë e vetes dhe të partnerëve, për ruajtjen e orientimit të saj me vlerat dhe kërkesat që vëllazëria e kulturave ka me partnerët reciprokisht.
Dhe mbi të gjitha mbrojtja! Mbrojtja e sigurisë dhe interesave kombëtare dhe aleate që janë NJË dhe të njëjtat, mes shqiptarëve dhe miqve tanë, themeluesëve dhe njohësve të ekzistencës sonë si komb dhe shtet.
Për këtë besoj se Rama dhe Berisha sot të paktën duhet të kenë një mirëkuptim. Dhe fjala këtu nuk është për ndonjë.partneritet me prestanome në biznes.
Ky sqarim i ndërgjegjes dhe ndërgjegjësimit të plotë duhet të vijë tashmë nga këta dy aktorë politikë të kanë mbetur ende në lojë si instrumentë historikë.
Edhe pse përtej politikës shumë politikanë shqiptarë, bixhozçinj fatesh dhe llotarish jete, do të mund të ishin shfaqur si sipërmarrës dhe do të mund të kishin qenë suksese të vêrteta reale në biznes në Shqipëri, sot është koha që politikanët shqiptarë të mesojnë çdo të thotë politikë.
Dhe politike është ajo gjë që mbetet më e sigurta, se Shqipërisë i lipset mbi të gjitha një ringritje shpirtërore e vërtetë dhe e thellë, të cilën politikanët shqiptarë dhe aspirantët për pushtet të cilitdo lloji sot nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë dhe nuk mund ta ofrojnë.
E sotmja kërkon ndërgjegjësim. Ndërgjegjësim është kur njerëzit marrin përsipër përgjegjësi si të mbështesin në mënyrë aktive bizneset e ndershme, sipërmarrësit seriozë, njerëzit e shpirtit, dijes, mendjes, kulturës, mediat e lira, personazhet dhe përpjekjet e vërteta, jo ‘FAKE’.
Ky do të jetë testi i fundit i këtyre dy politikanëve të plakur në pushtet.
Në historinë e njerëzimit të çdo historie sipërmarrjeje dhe suksesi jetëgjatë, për të gjithë njerëzit, në gjithë anët e globit, figurat më të shquara të botës, e kudo me rradhë, për çfarë është të parë, kaluar, tejkaluar dhe jetuar, ndodhur dhe njohur, i vetmi zhvillim real është mishëruar në zgjimin shpirtëror të brendshëm, ndërgjegjësimin dhe pastaj, më pas gjithçka bekohet edhe me pasuri lumë.
Historia e vërtetë e njerëzimit është fryti i dhënë nga iluminimi i brendshëm në shërbim të jetës, jo plaçka e rrëmbyer me dhunë nga hajdutëria, intriga, dallaveri dhe mashtrimi.
Ndoshta në këtë epokë të re, do të dalin në dritë ata që do të mund të nxjerrin në sipërfaqe të menifestuar shpirtin dhe vetëdijen e ngritur.
Ndoshta të tjerë të rinj do të mund të jetë e vetmja shpresë se do të mund të ketë ndokënd mes nesh të aftë të orientojë shoqërinë drejt respektit për veten dbe tjetrin, jetën, natyrën dhe gjithçka që jep materia, mendja dhe shpirti, drejt prodhimitarisë dhe krijimit.
Dhe shpresoj që i njëjti vullnet dhe qytetari e shfaqur nga njerëzit për demokracinë, të drejtën kushtetuese të shprehjes me votë, Shqipëria dhe politikanët e saj të dijbë gjithnjë e më shumë ta shfaqin në çdo angazhim, vërtet si në një fillim të ri, i cili nis kur vetëdija, serioziteti dhe angazhim qytetar kthehen në vëmendje.
Jo hakmarrja dhe revanshi, jo vetëm ambiciet e më të uriturve për pushtet, por gjithçka tjetër thelbësore që i thonë vetë jetë.
Rëndësi pra sot nuk ka kush do të fitojë, rëndësi ka si do të vihet në përdorim pushteti i rradhës. Deri më sot PD dhe PS tashmë janë bërë realisht 1 bashkë me kryetarët e tyre, në kartë.