Albspirit

Media/News/Publishing

Marash Mirashi: Gjeografia e brengës

Në murin që ndan ajrin nga kujtesa,

brenga ngjitet si ketër i verbër.

Një puthje

digjet në gjeometrinë e mungesës.

Druri i heshtur në pyllin e zbrazët,

flet një gjuhë të harruar.

Fjongo e lagur prej vesës së vjetër

i lidhet një ere që nuk fryn më.

Dhimbja

Një dritë pa burim,

Një derë që hapet vetëm brenda.

Please follow and like us: