Albspirit

Media/News/Publishing

Dredhza Braina, konkurente e çmimit “Cybersecurity Woman of the Year 2025”

Dredhza Braina 22-vjeçare nga Kosova, është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz “Cybersecurity Woman of the Year 2025”.

Ky vlerësim global nderon gratë më të shquara në fushën e sigurisë kibernetike, dhe pjesëmarrja e Dredhzës është një arritje e madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Para disa muajsh, Dredhza ishte pjesëmarrëse e konferencës BSidesChicago që u mbajt në Chicago, Illinois, me ç’rast pati rastin të publikonte për herë të parë veglën e saj kompjuterike me burim të hapur “CAPICHE Detection Framework”, që shërben posaçërisht për komunitetin e sigurisë kibernetike, sidomos për të thjeshtësuar gërmimin në Cloud APIs💻

Linku: https://github.com/Permiso-io-tools/capiche

“Nder dhe kënaqësi të jem pjesë e këtyre eventeve, ndër të vetmet përfaqësuese të kombit tim, e sidomos si më e reja në moshë për nga prezentuesit, e rrethuar me profesionistë të njohur të fushës nga e mbarë bota”- shkruante ajo në profilin e saj në Facebook.

Please follow and like us: