Albspirit

Media/News/Publishing

Anija Lissus dhe HRV Vukovar, stërvitje të përbashkët në ujërat jugore të Adriatikut

Anija shqiptare Lissus dhe HRV Vukovar zhvilluan një stërvitje të përbashkët (PASSEX) në ujërat jugore të Adriatikut

Forca Detare bëri të ditur sot se, kjo stërvitje forcon ndërveprimin dhe gatishmërinë detare.

Sipas Forcës Detare ky operacion dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes aleatëve të NATO-s në det.

“Operacioni, pjesë e “Operation Sea Guardian”, dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes aleatëve të NATO-s në det. Anija Lissus dhe HRV Vukovar zhvilluan një stërvitje të përbashkët (PASSEX) në ujërat jugore të Adriatikut, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë detare. Një ekip, një mision për sigurinë në det”, bën të ditur Forca Detare në një postim në rrjetet sociale./atsh

Please follow and like us: