Anthony Hopkins: Nuk kam dëshirë të debatoj me budallenjtë
“E di që kam më pak për të jetuar sesa kam jetuar. Ndihem si një fëmijë që i kanë dhënë një kuti me çokollata: i pëlqen t’i hajë, por kur sheh se nuk kanë mbetur shumë, fillon t’i shijojë me kujdes të veçantë.
Nuk kam më kohë për leksione të pafundme mbi ligje publike – asgjë nuk do të ndryshojë. Nuk kam dëshirë të debatoj me budallenjtë që nuk veprojnë sipas moshës së tyre. Nuk kam kohë të luftoj grinë. Nuk marr pjesë në mbledhje ku fryhen egot dhe nuk e duroj dot manipulimin.
Më shqetësojnë njerëzit ziliqarë, që përpiqen të ulin më të aftët për të rrëmbyer pozitat, talentet dhe arritjet e tyre.
Kam shumë pak kohë për të diskutuar tituj – shpirti im është në nxitim. Kanë mbetur shumë pak karamele në kuti.
Jam i interesuar për njerëzit njerëzorë – ata që qeshin me gabimet e tyre, që janë të suksesshëm sepse e njohin thirrjen e tyre dhe nuk i shmangen përgjegjësisë. Ata që mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe dëshirojnë të jetojnë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë. Kjo është jeta. Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin zemrat e të tjerëve. Që, edhe pas goditjeve të fatit, kanë ditur të ngrihen dhe të ruajnë butësinë e shpirtit.
Po, nxitoj. Nxitoj të jetoj me intensitetin që vetëm pjekuria mund të japë. Do të ha të gjitha ëmbëlsirat që më kanë mbetur – do të kenë më shumë shije se ato që kam ngrënë tashmë. Qëllimi im është të arrij në fund në harmoni me veten, të dashurit dhe ndërgjegjen time.
Mendova se kisha dy jetë, por doli të ishte vetëm një – dhe duhet jetuar me dinjitet”.