Elham Pasha: Balada e shiut
Ky shi si tek shtatë
ylberët në dasmën e malit,
me rrufetë,
Ky shi më sulmon
me drerët
gjurmët m’i gërryen
me rrëketë.
*
Ky shi, ky shi, dialog
me dhjetorin,
që krisja e reve, të
kurdisë orën.
Këmbët therin tek
ndiqja plorin…
Me zemrën time
e mbillja tokën.
*
Ky shi çau digat, m’i
plasi shegët
ombrellën ma bëri
lodër mbi lodër.
Rrënjë s’m’i shkuli, (m’i
theu degët),
ëndrrën e fushës e
mëkoj me kodër.
*
Ky shi s’më la buzë dhe
gjuhë pa lagur
U resht nën ngjyra
kurore të ylberit.
Vargun lidha në lot, po
mbeta shtangur: vjeshta lan
edhe shpirtrat e vrerit.
Dhjetor, 2023.