Zhuliana Jorganxhi: Sot në Ditën e Muzikës

Sot Dita e Muzikës dhe kujtoj me mall të papërshkruar, respekt dhe mirënjohje tre nga pjestarët e familjes sime, të shtrenjtit e të Ndriturit ARTISTË, Babain, Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, që këndoi prej vitit 1920 deri më 1985, nga themeluesit e parë të korit “LIRA”, vëllain e madh Rikardon dirigjent i orkestrës simfonike dhe kompozitor, motrën Rozmari “Mjeshtër i Madh”, dirigjentja e parë e korit të TKOB dhe për 30 vjet mexosoprano në këtë teatër dhe vazhdoi të këndojë per 10 vjet te tjera në Teatrin e Operës “XH. VERDI” të Triestes deri më 2005. Ju uroj këtë ditë pasardhësve të familjes sime, që vazhdojnë rrugën e tyre, nipërit e mij, Gjergj Leka, kantautor e kompozitor i mirënjohur , që në vitet ’70, Hektor Leka bas-bariton, në Teatrin e Operës së Triestes, Lambert Jorganxhi kompozitor dhe stërmbesës sime, vajzës së Gjergjit, Dorina Leka, këngëtare! Paçi bekimin e paraardhësve tuaj artistë, shëndet të plotë, mbarësi dhe suksese gjithmonë e më të mëdha! Rroftë muzika e vërtetë, që del nga shpirti i bukur e i pastër!