Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Ti do të vish

Shi i rrëmbyer ra sot në Michigan

e lagësht tokambajti frymën në liqen

zgjuar nga jehona e qiejve

që iu përplasën zemrës së lëmuar, prej erës…

*

E trishtë përmallja,

e bruztë dhe e pagojë largësia,

struken në vetminë e dridhur

në pol

pa na u bërë dheu arb,

por as ikje nuk e bëjmë dot.

Por ti do të vish herët a vonë

me hapa si aurorat boreale

Ajri këtu fle zbuluar

si në përralla premtimesh të bujshme.

*

Të pres në Saint Claire duke vozitur me sy

si dielli pas dritës

ardhjen tënde drejt më të vjetrës udhë

 asaj të dashurisë…