Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Mozaik alpesh

Në Alpet e atdheut tim;

Më mjafton një puhizë mëngjesi;

Shushurima e rrjedhës së lumit;

E zogjve, bashkë me gjethet e ahut;

Sa për ta thyer heshtjen;

Troku i kalit në rrugët me gurë;

Kambana e deleve në blerim të fushave;

Tingujt e fyellit të bariut, nën kurorën e lisit;

Pakëz ndriçim hënor, në mbrëmje;

Një ulërimë ujku në mesnatë;

Dhe një kasolle strehimi, nga moti i lig.