Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: E përndritura e humnerës

Grua e re me më të bukurit sy, aq të mëdhenj, zi e të zgjuar.

Femër me buzë, ballë, vetulla… të plota, të hijshme.

E plotë, e vetëpohuar…

Mona Lizë… dhe e përzishme: dy vëllezërit prerë, vrarë…

*

Buzë gremine… pa shteg

Krye e shtat shifoni i zi, i zi.  Musine, faqas, fyt a fyt

“eja këtu” i ulëret greminës.

*

Nuri tragjik ngjitur mbi krye,

përzishëm e tragjik.

Përzitje e historisë, kombësisë,

epokës 50-vjeçare…

*

Antigonë e gjallë… edhe Musine.

Vëllezërit… (Eteokli, Poliniku) vrarë, lakuriq flakur dheut.

Shkrumb e hedh rininë përmbi ta,

shkrumb rininë, bukurinë, të vetmen dashurimë. Dhe jetën. Të paçmueshmen…  jetën…

*

Martire. Fundin e di…

Me këmbë, e vetme drejt për drejt i shkon.

Mbi krye nuri e përndrit. I përjetshëm, i përzishëm, nuri i humnerës.