Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja Ledia Xhoga dhe 12 kandidatë të tjerë që konkurojnë për Çmimin Booker 2025!

https://interlocutorinterviews.com/new-blog/2024/10/20/ledia-xhoga-misinterpretation-interview-tin-house-books

Njihuni me kandidatët e çmimit “Booker” të këtij viti – 13 libra të shkëlqyer që përfshijnë një gamë të gjerë përvojash globale.

Këto romane, të shkruara nga autorë që përfaqësojnë nëntë kombësi, do t’ju çojnë në një fermë në Malajzinë jugore, një kompleks banimi hungarez dhe një qytet të vogël bregdetar në Greqi. Do të takoni një indian të malluar për shtëpinë në Vermontin me dëborë, një të mbijetuar nga torturat kosovare që jeton në Nju Jork dhe një peshkatar karkalecash në veri të Anglisë.

Autorët hedhin dritë mbi jetën e koreanëve në Japoninë postkoloniale, kërkimin e një nëne për një fëmijë të dhënë për birësim në Venezuelë dhe madje edhe gjendjen e vështirë të kërmijve të rrezikuar në Ukrainën bashkëkohore. Ata e riimagjinojnë udhëtimin e madh amerikan si një krizë të ngadaltë të moshës së mesme dhe na çojnë në zemër të dimrit më të ftohtë të Mbretërisë së Bashkuar.

Lista e gjatë e Çmimit Booker 2025: “Format e Dashurisë” nga Claire Adam, “Jugu” nga Tash Aw, “Universaliteti” nga Natasha Brown, “Një varkë” nga Jonathan Buckley, “Flashlight” nga Susan Choi, “Vetmia e Sonias dhe Sunny” nga Kiran Desai, “Audicion” nga Katie Kitamura, “Pjesa tjetër e jetës sonë” nga Ben Markovits, “Toka në dimër” nga Andrew Miller, “Fundi” nga Maria Reva, “Mishi” nga David Szalay, “Seascraper” nga Benjamin Wood dhe “Keqinterpretimi” nga Ledia Xhoga.

KUsh është Ledia Xhoga?

Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për një ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë botërore, Booker Prize 2025, me romanin e saj “Misinterpretation”.

Xhoga bëhet shkrimtarja e dytë shqiptare që arrin një nominim të tillë, pas Ismail Kadaresë, i cili është dhe fitues i çmimit prestigjoz në vitin 2005. Shkrimtari i ndjerë u nominua gjithashtu për këtë çmim dhe në vitet 2017 dhe 2024.

Ledia Xhoga ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Brooklyn, në New York. Romanin e saj të parë, “Misinterpretation”, ajo e publikoi në vitin 2024 dhe ai u përball menjëherë me një pritje të jashtëzakonshme kritike dhe letrare.

“Misinterpretation” u shpall fitues i Çmimit të Librit të Qytetit të Nju Jorkut për autore debutuese, si dhe ishte finalist për Çmimin për Novelën e Parë të Qendrës për Fiksion në SHBA. Po ashtu, u përzgjodh si libri më i mirë i vitit 2024 nga platforma Debutiful, e specializuar në autorë të rinj.

Fituesi i Booker Prize 2025 do të shpallet më 10 nëntor, dhe emri i Ledia Xhogës në këtë listë përfaqëson një sukses të rëndësishëm për letërsinë e shkruar në gjuhën shqipe dhe për zërat e rinj që po depërtojnë në skenën letrare globale.