Andrea Gudha: Energjia muzikore
Andrea GUDHA: Energjia muzikore
(Hipotezë)
Abstrakt
- h x r → em
- (h x r) + mlive → em²
Qëllimi: Nga buron fuqia universale e muzikës?
Çelsi: Muzika, matematika, fizika, kimia, energjia, njeriu.
Hyrje
Më 9 Dhjetor 2017, në TV5-Francë nga kisha ‘Madeleine’- Paris, transmetohej drejtpërdrejt ceremonia zyrtare e përcjelljes të Yllit të muzikës franceze Johnny Holliday për në banesën e fundit në ishullin e Shën Bartolomisë (St Barth, në Indi Perëndimore).
Një ceremoni madhështore, me një organizim të shkëlqyer e tepër impresionues, nën tingujt e kuartetit të kitarave. Ndjehej respekti dhe dashuria njerëzore për artistin. Në Champs Elysee me qindra mijra njerëz, qeveritarë e politikanë.
Shumë lotë e shumë duartrokitje në respekt të karrierrës së tij artistike 60 vjeçare si këngëtar rrebel i muzikës Rock e Bluz, të pas viteve 1960.
Johnny Holliday, me vokalin, pamjen e bukur dhe aktrimin e përsosur, entusiazmonte me mijra e mijra spekatorë në stadiumet e tejmbushur, në prezencën e Presidentit të Francës, Zhak Shirak.
E, këto ceremoni njerëzore e mbresëlënëse ndodhin vetëm në ato shtete ku ka kulturë e civilizim shekullor, ku ekzistojnë standarde mirënjohjeje e vlerësimi për artistin e veprën e tij…
***
Kompozitorët e mëdhenj të kohës si Vivaldi, Paganini, Bach, Verdi, Bethoveni, Vagner etj, filluan të shkruanin muzikë të ndryshme, pjesë vokale dhe instrumentale, opera, marshe, himne etj, që shërbenin si ushqim shpirtëror dhe frymëzues, me ndikim masiv kulturor, në sjellje, në stilin e jetesës dhe deri në revolucion si: “Va, Pensiero” nga opera Nabucco, “Odë e gëzimit” nga Simfonia Nr. 9,“Marsejeza” dhe, deri në ditët e sotme me: “The Beatles”.
Jim Morrison, vokalisti dhe tekstshkruesi kryesor i grupit Rock Doors, thërret fort: “Një ditë edhe lufta do t’i përkulet tingujve të një kitareje“.
***
Kur dëgjojmë një muzikë, që na pëlqen, e shijojmë, e ndjejmë: relaks, kënaqësi, qetësi, eksitim, gëzim, trishtim, lotë, meditim, parandjenja, kujtime…
Në koncerte të mëdha me audiencë 40.000 – 70.000 pjesëmarrës dhe, pa u njohur me njeri-tjetrin, bashkohen dhe kalojnë në ekstazë “salla e elektrizuar”: “dehje”, kërcim, lëvizje të duarve dhe të gjithë trupit, britma, këngë, klithma me duartrokitje pa pushim dhe, deri në “histeri kolektive, apo hipnozë”.
Muzika ka fuqinë, jo vetëm për të qetësuar shpirtin, por dhe, për të thirrur “demonët” tanë, sidomos emocione, kujtime dhe dëshira të shtypura gjatë kohës… Dramaturgu William Congreve citon: “Muzika ka hijeshi për të zbutur “gjirin e egër”.
William Shekspir ka thënë:
“Muzika zbut edhe bishën e egër”.
Shënim. Paganini, me pamjen e tij fizike të jashtëzakonshme dhe, me lojën e tij virtuoze, me një tingull të çuditshëm në violinë, kishte një ndikim të tmerrshëm emocional mbi audiencën: raste me të fikët, “arest kardiak”… Para koncertit të Paganinit, në hyrje të sallës shkruhej:
“Ndalohet hyrja për njerëzit me zemër të dobët”.
Bethoven citon: “…muzika është si vera, që të deh”.
Pyetjes, se çfarë efekti kanë koncertet Rock mbi turmat pjesëmarrëse? Libri “Music and the Mind” i përgjigjet:
“Nuk ka asnjë dyshim se, duke u dhënë zjarr emocioneve të turmës dhe, duke bërë që këto emocione të arrijnë kulmin së bashku, muzika mund të ndikojë fuqishëm në humbjen e gjykimit të shëndoshë, në dorëzimin e verbër ndaj ndjenjave të çastit, gjë, që është një karakteristikë kaq e rrezikshme e sjelljes së turmave”.
Nëqoftëse, në këto çaste, pjesëmarrësve (audienca) do t’iu maten disa parametra mjekësorë si: analizat bio-kimike, rrahjet e pulsit, TA, EKG, EEG, MRI /RM, etj, do të vëmë re ndryshime të thella bio-mjekësore, elektro – fiziologjike dhe imazherike në organizmin e njeriut.
Sipas OBSH, pas viteve 1990: “Shëndeti nuk është thjesht mungesë e sëmundjes, por është gjendja e mirëqënies së përgjithshme trupore, mendore dhe psiko-sociale e njeriut”.
Në konceptin metafizik: “Shëndeti është ekuilibri midis energjisë pozitive dhe negative”.
Sipas konceptit holistik (lidhja e ndërsjelltë e sistemit tonë emocional me trupin dhe trurin) organizmi i njeriut duhet të funksionojë si një e tërë, në harmoni të plotë, si një “Orkestër simfonike me katër seksionet kryesore: harqet, fryma, tunxhi dhe perkusionet”.
Trupi i njeriut është një shumëllojshmëri tingujsh, të cilët, nëqoftëse janë harmonikë, luajnë një melodi të gjallë (trupi është i shëndoshë), ndërsa, kur janë të stonuar, tregojnë që, diku në orkestrën e trupit një instrument po luan i çakorduar (trupi është i sëmurë).
Shënim. Ritmi muzikor i orkestrës duhet të jetë në sinergji të plotë me ritmin kardiak të njeriut!
Në ditët e sotme, shkencëtarët, bazuar në filozofinë aristoteliane dhe në traditën shumëshekullore të popujve për efektet shëruese të tingujve muzikorë që, nga: shamanët, mjekët magjistarë, priftërinjtë, ekzorcistët si dhe, bazuar në studimet e sotme të thelluara në Neuroshkencë, fal progresit të Bio-teknologjisë mjekësore dhe Inteligjencës artificial, është arritur në konkluzionin shkencor se:
1.Muzika ka efekt parandalues dhe kurues në shëndetin e njeriut në dy aspekte:
2.Psiko-emocional e social: Në shëndetin mendor, muzika mund të ulë nivelin e stresit, ankthit, qetëson “halucinacionet” përkohësisht dhe jep një gjendje më të mirë emocionale, psikologjike dhe sociale.
3.Bio- mjekësor në patologjitë e ndryshme:
Tingujt muzikorë përdoren si terapi që ndihmojnë në përmirësimin e ecurisë së sëmundjes dhe të krijojnë një gjendje më relaksuese të pacientëve.
Tingujt muzikorë, shpeshherë përdoren si shoqërues gjatë terapive të ndryshme kuruese e rehabilituese në qendrat e ndryshme shëndetësore.
Sot, Muzikoterapia, si mjekësi alternative e miratuar nga OBSH, aplikohet me sukses nga terapistët muzikorë në institucionet shëndetësore në mbarë botën.
Shënim. Muzikoterapia ndërthurret dhe bashkëvepron me shkencën e mjekësisë, psikologjisë klinike e muzikore, muzikologjisë, pedagogjisë, sociologjisë, filozofisë, etnologjisë, antropologjisë e akustikës muzikore.
***
Energjia muzikore (hipotezë)
Nga buron fuqia universale e muzikës?
Muzika në vetvete është një “mikrounivers”, që, në të gjitha format e saj (nga kënga e deri në opera), i nënshtrohet ligjeve të natyrës!
Pitagora (shek. V-të p.e.s.), duke zbuluar lidhjen midis muzikës dhe numrave, teorizoi idenë e një universi (yjet, galaktiktë, planetet) ku, rrotullimi i planeteve në hapësirë u lidh me tingujt qiellorë të quajtur “Harmonia e Sferave”, kurse, për sëmundjet përdorte tingujt e muzikës si fuqi shëruese dhe harmonizimi të trupit të njeriut: “Çdo sëmundje ka melodinë e saj”.
Stravinski (kompozitor rus, shek. XX-të) citon:
“Diapazoni harmonik i kozmosit është LA minor. Kjo “risi volumetrike” na bën të kuptojmë se si kozmosi e koncepton dhe e kupton muzikën në një nivel më të lartë se ne, sepse nota që ai luan, nuk është thjesht një notë, por një akord me një tonalitet të caktuar, atë minor. Ndërrimi i tonaliteteve minore dhe maxhore mund të krahasohet me lëvizjen e sistolës dhe diastolës, që animon dhe e bën të frymojë të gjithë universin”.
Interesant! Akordimi i një instrumenti, për shembull i pianos është tingulli La i diapazonit dhe, instrumentat e orkestrës simfonike para koncertit, akordohen në bazë të notës La të violinës spalë!
Melodia është më thelbësorja ndër elementet e muzikës.
Aftësia melodike është një dhunti (melosi) e krijuesit popullor ose profesionistit, që, frymëzimin, ndjenjat, emocionet i derdh në nota muzikore në pentagram.
Modaliteti, tonaliteti, polariteti janë elemente të përkohshme, ndërsa, ajo, që mbijeton është melodia.
Melodia nuk zhduket dhe as nuk humbet, por transmetohet dhe transformohet (“riciklohet”) nga një formë muzikore në tjetër, nga një zhanër muzikor në tjetër, pa fundësisht, ashtu si materia!
Melodia është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme në kohë dhe në hapësirë me ngritje dhe ulje të tonalitetit, notat lartë, notat poshtë, “creshendo”, “pianissimo”, pauza, etj.
Muzika nuk është vetëm tingull dhe melodi. Muzika, me të gjithë elementet kryesorë të saj, si: Toni (melodia dhe harmonia) dhe Ritmi (tempo, metri, artikulimi, dinamika), është një ndërthurrje e brendshme e harmonisë me matematikën, fizikën dhe kiminë.
Pentagrami është rregull matematikor.
Luajtja e një pjese muzikore ka ngjashmëri me zgjidhjen e një ushtrimi në matematikë.
Pentagrami është i mirë organizuar, me një përllogaritje matematikore shumë të saktë.
Në krye të pentagramit: çelësi muzikor (çelësi i solit, çelësi i basit,çelësi i altit), koha (4/4 – 1/16), tonaliteti maxhor, minor dhe, i pasuruar me simbolet: shenjat dinamike, shenjat e ngjyrimit, shenjat e shartimit (#,b),shenjat e përsëritjes,tempo, ritmi, metri, goditjet,theksi, sinkop, triolet, stakato, legato,vijat ndihmëse për notat lart dhe poshtë pentagramit etj.
Muzika i nënshtrohet ligjeve të fizikës.
Pentagrami është i ndarë në masa muzikore me ndarje të barabarta, me lëvizje të barabarta dhe, jo të barabarta.
Masa muzikore është materie (masë – energji), që i nënshtrohet ligjeve të fizikës, kursenota muzikoreështë njësia bazë e saj, ashtu, siç është qeliza në organizmin e njeriut!
Masa muzikore dhe energjia janë të lidhura me “teorinë e relativitetit”.
Për mendimin tim, ato shprehen me formulën e njohur të Ajnshtajnit: E = mc2.
Shënim. Mendja gjeniale e Ajshtajnit qetësohej vetëm me violinën e tij besnike. “Jetën time e shoh vetëm me muzikë dhe kënaqësia ime e vetme është në të”.
Masa muzikore është një fushë me valë elektromagnetike me gjatësi të shkurtër, me frekuenca të ulta, jo-jonizuese. Efekti i valëve elektromagnetike të tingujve muzikorë kanë një ndikim të thellë mbi çdo aspekt të rregullimit biologjik të organizmit të njeriut. Masa muzikore përmban sasi të mëdha energjie, e cila, gjatë interpretimit të pjesës muzikore, transformohet në organizmin e njeriut nga një formë në tjetrën: në energji kinetike, elektrike dhe kimike
Nota muzikore është e dukshme dhe lexohet, kurse, kur luhet në instrumentin muzikor lëshon tingullin muzikor, që është i padukshëm, por që dëgjohet, ndjehet dhe perceptohet.
Tingulli muzikor, në vetvete, përmban grimca të ngarkuara me ngarkesë elektrike dhe magnetike, që janë në lëvizje të vazhdueshme me shpejtësinë e dritës 300.000 kilometra në sekondë dhe me frekuenca rreth 20 Hz dhe 20.000 Hz, me vibrim dhe me presion të vazhdueshëm, që transformohet në energji kinetike.
Energjia kinetike e tingullit, apo e tingujve muzikorë (akordit) është në vartësi të lëvizjes së grimcave në hapësirë dhe në kohën muzikore, që varet nga shpejtësa apo ngadalësimi i ritmit muzikor në pjesën muzikore. p.sh. “Allegro” energjia kinetike shtohet, kurse “Adagio” energjia kinetike ulet.
Notat e gjata “creshendo” me “vibrato”, “tril” shtojnë shpejtësinë e rrathëve të valëve elektromagnetike dhe potencialin e energjisë muzikore.
Ritmi muzikor (nën diktimin rigoroz të metronomit), shumëfishon shpejtësinë apo ngadalësimin, si dhe forcën e energjisë muzikore.
Stravinski citon:
“Harmonia, përfshin një dimension midis dy poleve: “vertikal” (frekuencë-hapësirë) dhe një dimension “horizontal” (kohë-hapësirë). Tonaliteti e çon muzikën drejt këtyre dy poleve. Poli i tingullit përbën aksin thelbësor të muzikës”.
Harmonia (melodia, intervali muzikor, tonaliteti, timbri, disonanca, ritmi dhe forma) shoqërohet me raporte matematikore të sakta midis frekuencave të përputhshme të lartësisë, që janë të lidhura me ligjin e veprimit të dy forcave: forca e fushës së gravitacionit dhe ajo e fushës elektromagnetike.
Janë këto dy forca, që mbajnë në harmoni pjesën muzikore.
Harmonia, e shoqëruar me një orkestraciontë personalizuar të melodisë, përbën potencialin e energjisë kinetike të muzikës, që transformohet në trupin e njeriut në forma të ndryshme të energjisë si: energji elektrike, magnetike, kimike, biologjike…!
Shembulli më i mirë i harmonisë dhe ritmit në një pjesë muzikore, mendoj, se është “Bolero” e famshme (1928) e M. Ravel.
Melodia “Bolero” përsëritet 18 herë rreth temës kryesore prej 16 masa muzikore për 17 minuta, me alternime harmonike dhe orkestrale, duke kaluar nga tonaliteti maxhor në minor, me shumëngjyrësi të instrumentave muzikorë të orkestrës nën shoqërimin e tamburit.
***
Muzika në trupin e njeriut transformohet në energji
1.Tingulli muzikor me anë të neuroreceptorëve dhe neurotransmetuesve dhe me presionin e valëve elektromagnetike arrin në qelizat e Kërmidhit (Cochlea) të aparatit të dëgjimit.
Nga aparati i dëgjimit, nëpërmjet nervit të dëgjimit, energjia kinetike e valëve elektromagnetike të tingullit muzikor transformohet në energji elektrike dhe kimike, duke ngarkuar sistemin nervor qëndror dhe korteksin e trurit.
Dr. Tomatis (otorinolaringolog) citon: “Veshi është i lidhur me vagusin, ose nervin e dhjetë kranial. Ky nerv prek laringun, bronket, zemrën dhe traktin gastrointestinal dhe kështu zëri ynë, frymëmarrja, rrahjet e zemrës dhe tretja ndikohen nga veshët tanë….”.
2.Truri është porta biologjike nga, e cila hyjnë me presion sinjalet e tingullit muzikor nëpërmjet valëve elektromagnetike. Në mes të të dyja hemisferave të trurit ndodhet Corpus Callosum ku, përpunohet informacioni dhe impulset e tingujve muzikorë. Në tru nuk ka asnjë qendër të vetme muzikore.
Shënim. Tek adoleshentët truri është në zhvillim ndaj, impulset, informacioni dhe emocionet përpunohen në korteksin e mesëm ballor.
Në të dy hemisferat e trurit ka rrjete të shumta të trurit, që analizojnë impulset e valëve eletromagnetike të tingujve muzikorë dhe, informacioni i përpunuar, nëpërmjet neuroreceptorëve dhe neurotransmetuesve, shpërndahet në të gjithë trupin, duke i dhënë kështu muzikës fuqinë për të ndikuar në të gjitha sistemet e organizimit të njeriut: sistemi hormonal, neurovegetativ, endokrin, kardiovaskular, muskular, ekuilibri hidro-elektrolitik e acido-bazik etj.
Shpejtësia e tingujve muzikorë në trupin e njeriut është më e madhe se shpejtësia e tingujve në ambientin e jashtëm (ajër), sepse organizmi i njeiut përbëhet nga lëngje, inde, kocka.
3. Stravinski citon: “Muzika, si vibracioni i thellë, gjeneron gjithë qënien e organizmit të njeriut, si lidhje e pandashme midis energjisë dhe materies, në bazë të frekuencës së vibracionit dhe ritmit”.
Dr. Tomatis citon: “Funksionet biologjike të organizmit tonë (të rrahurat e zemrës, funksionimi i trurit, reaksionet metabolike, që ndodhin në çdo qelizë, etj), rregullohen nga rryma, pra ne jemi ‘qenie elektrike‘… Gjithçka në univers është në gjendje dridhjeje. Kjo përfshin trupin e njeriut”.
Reaksione bio-kimike
Valët elektromagnetike të tingujve muzikorë në organizmin e njeriut shkaktojnë rrezatim elektromagnetik, rryma elektrike, magnetike, reaksione kimike me ndikim të thellë në proceset biologjike në organizmin e njeriut, me ndikim në ekuilibrin bio – kimik, acido – bazik dhe elektrofiziologjik.
“Rrezatimi” kimik i tingujve muzikorë është shumë i shpejtë dhe i lartë, duke shkaktuar reaksione kimike, që shoqërohen me reaksione biologjike me veprim shumë të shpejtë, veçanërisht në sistemin hormonal dhe kardiovaskular.
Po, përqëndrohem shkurtimisht tek sistemi hormonal, ku energjia muzikore është me veprim gjithpërfshirës në të gjithë organizmin e njeriut, veçanërisht me ndjeshmëri të lartë tek adoleshentët dhe të rinjtë.
Hormonet janë substanca kimike, që prodhohen nga gjëndrat endokrine në organizmin e njeriut. Gjatë një koncerti muzikor, hormonet, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut, përcjellin në tru dhe në organet e ndryshme të organizmit, impulset dhe informacionet e valëve elekromagnetike të tingujve muzikorë.
Fuqia e energjisë muzikore shpërthen në “oqeanin” hormonal të organizmit të njeriut dhe “dallgëzon” në hormonet e kënaqësisë dhe të lumturisë si: Endorfina, Dopamina, Serotonina, Oksitocina, si dhe, Serotonina, që ndihmon në qetësinë, në kontrollin e trishtimit dhe të ankthit.
Përfundime
1. Në mënyrë hipotetike po i përgjigjem pyetjes: “Nga buron fuqia universale e muzikës”?
Mendoj, se fuqia universale e muzikës buron nga Harmonia dhe Ritmi i muzikës, që mund të shprehet nëpërmjet “ekuacionit kimik” të energjisë muzikore.
- “Ekuacioni kimik” i energjisë muzikore (audio-video) është: harmonia x ritmi → energji muzikore, e cila transmeton tek njeriu kënaqësi, relax.
- “Ekuacioni kimik” i energjisë muzikore live është: (harmonia x ritmi) + muzikë live → dyfishin e energjisë muzikore, e cila transmeton tek njeriu lumturi deri në ekstazë.
Simbolikisht, “ekuacioni kimik” i energjisë muzikore (hipotezë):
- h x r → em
- (h x r) + mlive → em²
Perspektivë, së shpejti!
Energjia e tingullit muzikor “pasurohet” me teknikalitetin dhe me muzikalitetin e tingullit, ashtu, siç pasurohet energjia atomike me rritjen e përqindjes të Uraniumit, që, në vartësi të përqindjes së Uraniumit, energjia atomike mund t’i shërbejë njerëzimit për të mirë apo për të keq!
Energjia muzikore me anë të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe algoritmeve kompjuterike do të përdoret me sukses si burim energjie në fusha të ndryshme të teknologjisë.
Tingujt muzikorë në inxhinjerinë gjenetike, farmaceutike dhe, veçanërisht në mjekësi, me anë të frekuencave të ndryshme të valëve elektromagnetike të tingujve muzikorë, do të ndihmojnë për diagnostifikimin dhe trajtimin e patologjive të ndryshme tek njeriu (“Akordimi harmonik i organizmit të njeriut”).
Përshembull. Në epideminë e tmerrshme të Covid 19, Mjekësisë i ka ardhur në ndihmë Muzika. Shkencëtarët kanë arritur të transkiptojnë në nota muzikore reaksionet biologjike të coronavirusit.
Prof. M. Buehler citon:
“Sa herë, që, virusi i koronavirusit “pushton” qelizat e indit dhe shumohet, dëgjohen tinguj… Një algoritëm kompjuterik (AI) i kombinon tingujt e koronavirusit, i transkipton në nota muzikore dhe kompozon një “simfoni muzikore”, e cila paraqet modelin e strukturës së proteinave të Coronavirusit”.
Shkencëtari i MIT, Brian Subirana citon:
“Tingulli ynë i kollës ndryshon kur kemi Covid, edhe nëse jemi asimptomatikë”. Subirana, së bashku me kolegët e tij, krijuan një algoritëm kompjuterik, që gjurmonin dhe identifikonin njerëzit me Covid, dhe në turmë njerëzish, vetëm nga frekuencat e valëve elektromagnetike të tingullit të kollës së tyre “një mrekulli në një kohë të zymtë”.
Me të drejtë mjeku Edgar Cayse (Kejs) citon:
“Muzika është ilaçi i së ardhmes”… Mjeku, në vend të recetës me ilaçe, do të rekomandojë disqe muzikore!
2. Efektiviteti i energjisë muzikore varet nga performanca:
2.1. Muzika: Performanca e pjesës muzikore: melodia, harmonia, ritmi, orkestracioni, niveli artistik instrumental/vokal i lojës së muzikantëve, teksti apo libreti i ndjerë, muzika live, akustika, skenografia, etj, p.sh. koncertet e përvitshme të Vjenës, koncertet me André Rieu, Céline Dion etj.
2.2. Audienca:Nga shija estetike, e cila është tepër individuale, e trashëguar apo e kultivuar që në fëmini në ambientin familjar (“veshi muzikor”), në shoqëri, si dhe në kulturën tradicionale të një vendi për zhanret dhe rrymat e ndryshme muzikore
2.2.1. Karakteri i njeriut: melankolik, flegmatik, kolerik, sanguin, si dhe hipersensibiliteti. Për shembull për personat melankolikë e hipersensibël: tonaliteti minor është tonaliteti më nostalgjik dhe romantik, kurse tonaliteti maxhor është tonaliteti i gjallë, i gëzuar, optimist.
2.2.2. Mosha:Në vartësi të moshës, zhanret muzikore japin efekte të ndryshëm në shpejtësinë dhe në fuqinë e energjisë muzikore p.sh. tek moshat e reja shpejtësia e efektit të energjisë muzikore është shumë i shpejtë dhe i fuqishëm në emocione dhe në sjellje si, në zhanrin Rock Pop, Metallica.
Në mbyllje
Në literaturën botërore janë shkruar shumë libra dhe artikuj shkencorë mbi muzikën dhe muzikoterapinë, për efektet e muzikës në shëndetin e njeriut…
Në këtë shkrim tentova të hyja në burimin e fuqisë së muzikës…!
Por, nuk e di, se sa ia arrita qëllimit?
Shpresoj të jetë një material plus në diskutimet për këtë temë nga profesionistët: muzikologë, psikologë, bio-fizikantë, terapistë muzikorë, specialistë të AI dhe të Bio-teknologjisë, etj.
YouTube
Andrea GUDHA: Triptik në mjekësi
Andrea GUDHA: Triptyque en medicine
Andrea GUDHA: Album muzikor
Andrea GUDHA Këngë nga anketat muzikore
Andrea GUDHA Këngë nga festivalet