Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Loti i Hënës

E pyeta unë hënën për ty,

cilit shteg kalove kur shkove?

Një pikë lot të shndriti në sy,

nuk fole, mu përgjërove.

*

Me hënën flas çdo mbrëmje,

përgjigje ende nuk kam marrë.

Lot i hënës i vetmi ndriçim,

më tregoi shtegun në ikje pa kthim…