Ruzhdi Gole: Ojna blerimi
Asgja
Kindet me t’i marr me nj’i frymë
për gjumje mos me t’lan’ asgja,
dihatja asht vrullti tej shkume
kërrkënd tjatër mos me pa…
*
Vet’llat kërcye hop hoplash
n’ajri po t’i këqyr nj’imend
asgja mos me marr nga
bota… mos me lanë
dashni pa shend…
*
…me pa kund tjatër kënd?…
Hile krenie
Kush a kthjellë s’po din motit
ç’mot ne rrojmë secili ndin,
tash qyshkur sot tej sodit
diku pendë, diç vezullim.
*
Mos me u bjerr ma asaj lugine
tek kthellojmë ndore – ndore
tash sa mot sa mote hilesh
tok a veç krenojmë flore?
Ojna blerimi
D’shiru me t’pa njiherit
ndijnë blerim të tana tash,
vetullhollë hollon i kthjellëti
zani jeh në guackë ma i thelli
ma i thelli za ndez në guackë.
*
M’ke zbrit tan’majat majash
m’ke gjet’ ojnat thurr midis
asaj reje tek puth ograjat
asaj vreshte vesh xixë.
*
Vetullhollë hollon ma i ndezuri
uj’ i ngrimë – teh mbrujt thatë,
d’shiru me t’pa ojnash njiherit
ndijnë blerim të tana tash…
Rreze, shkundje
Mujsh me dal me t’pa veç njiheri
me kthye faqen stinë e mbrame,
ç’ke me tjerr a s’ke ç’të tjerrësh
pa dal moti me borë të vrame.
*
Lëndohet bora, bjen nga guri gjer
më poshtë në zall të buzëve,
mujsh me dal me t’pa sipër
gjunit në ç’mot ne jena:
rreze… shkundje?
Mjaftojnë rrezet
Për t’u dashtë mjaftojnë stinët
mjaftojnë rrezet me u dasht’
rrijmë këtu e ikim kthinës
me ken veç
veç bashkë…
*
Me gjet’ s’mujta asnji fije,
asnjë vorbull as refleks,
jemi tok, na krisin hijet
mjaftojnë rrezet
me u dashtë
dhe veç.
Çik jetim
Veç k’saj nate kallëzo në mue
k’saj bote dashnie thekshëm,
ç’bote nesër ne na gjuen
armëtari me guralecë.
*
Gjithë trazime e furfullimë
k’saj nate kallëzomë mue
lër veç gjumin ‘çik jetim…
Bre, të tana?
Baji të tana
pa t’u k’put vathi,
baji të tana mbarë prapthi,
*
baji të tana
pa t’u tret unaza,
baji me pendesa t’flashkëta,
*
baji krenie
pa t’u pre’ gjuni,
flaki vathin, unazën, pendulin,
*
baji t’tana
pa u fsheh e tana,
jeta të sheh plot rreze, arna…
*
Bre, mos i bëj të tana…