Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: Konvertim me porosi!

Pa dëgjoni o vllazni
në Kosovë, ç’bani vaki
rritet importi me Serbi
jo me mallra, por me haxhi!
*
Kësaj radhe, mulla Shefketi
Radovanin e bën përvehti
me një sure e një duva
Radovani që ishte sh’kja
prej k’saj dite, kusure s’ka
e tash s’ësht ma Radovan
emrin e ri e ka Ridvan
i lartësuar, fort n’islam!
*
Tunjat’jeta, Shefket djali
ku të gjeti ty Radovani
tu e pasë myfti-Beogradin
që Shqipnis ja kish inatin
thotë Kosovën, kurrë se falim!
k’shtu demek, paska thènë Allahu!
*
T’thafshin krah’t, more imam
kur ta sollën at Radovan
pse se qove deri n’Prekaz
me i pa varret rend e gjatë
me pyet Bacën çka po t’thot
ata f’mi që pushojn n’tokë
ata pleq e ato plaka
ato varre me shqiponja!
*
E pastaj, me i’thanë Ridvanit
kërkoi falje, Adem Jasharit
për ato krime, t’Sllobodanit!
*
Dal’kadalë, mulla Shefket
po del n’shesh, ky muhabet
puna e juaj, është me sherr
si imamve, Rus e Serb!
*
Mos harro, hoxhë-efendi
pun’t e liga, s’jan mahi
lënë shumë njolla, n’histori
i mjerë ai, që nuk e di!
*
Por së shpejti, do vjen dita
n’Dardani, t’ngadhnjei e mira
desht e s’desht, do bëhet Shqipnia
se ashtu, don Amerika
me bekim, nga Perëndia!

21 Gusht 2023.