Disa vlerësime për romanet e Bujar Skëndos
Bujar Skëndo: “PSHERËTIMA E HUMBJES”
Romani “Psherëtima e humbjes” shpërfaq një sintagmë të lidhur në të dy cepat e saj me kohën, njeriun, shpirtin njerëzor, me atë që në letërsinëe e përbotshme, pavarësisht emërtimeve, ka qenë natyra ekzistencialiste. Romani ka një kumt, një shenjë apo një konvencion që nuk e shmang hamendësimin e lexuesit për një humbje, një diçka që ka humbur apo po humb, diçka që nuk mund të ribëhet, të rivijë apo të rifitohet. Dhe këto dilema përbëjnë një gjendje të njohur të një fryme akistenciale.
Prof. Dr. BARDHOSH GAÇE.
Ky roman është një elegji për familjen, një dhimbje e thellë për mungesën e dashurisë dhe një brengë për vetminë dhe braktisjen nga njerëzit e dashur… I shkruar me stil dhe gjuhë të pasur, romani mbart në vetvete tension të brendëshëm, që vjen si pasojë e mungesës së lumturisë dhe dashurisë midis njerëzve. Individi e përjeton vetminë dhe braktisjen në mënyrë të thellë dhe brengosëse.
FITIM ZEKTHI, Pedagog.
Kontrasti, ftohtësia, ndjenjat, mosmarrëveshjet, kthimshpina, inatet, të qëndisura bukurisht, me një shqipe të kulluar dhe plot elegancë artistike, i japin librit një vlerë të jashtëzakonshme. Një roman psikologjik, në të cilin mëdyshjet e brendëshme të personazheve e bëjnë edhe më të kërkueshme shfletimin nga faqja në faqe të ngjarjeve në dy skaje të botës.
OREST ÇIPA, gazetar.
Bujar Skëndo: FLIJIMI I MASKAVE
Romani “Flijimi i maskave” merr një domethënie artistike përmes një fraze të rrjedhshme dhe të mënçur të narrativës: Korruptimi i pushtetit dhe një pushtet që ushqehet me paratë e krimit, një temë që autori i shkon në thelb shoqërisë së sotme shqiptare, duke e xhveshur atë nga boja e gënjeshtrës për ta nxjerrë lakuriq para lexuesit… Maska bëhet gati një fytyrë e vërtetë e gënjeshtrës, fytyra e vërtetë është aq shumë është shkrirë me maskën sa ajo nuk njihet më, sa mund t’a marrësh maskën për fytyrë dhe fytyrën për maskë… Përvoja autoriale si dhe aftësia vëzhguese e ka çuar shkrimtarin Bujar Skëndo në një shtjellim të narrativës që nuk bazohet aq nga ngjarjet sesa nga reflektimi që japin ato për të krijuar një ngushti mbytëse dhe të trishtueshme.
Prof. Dr. BARDHOSH GAÇE.
Ndjesia e parë që merr nga romani “Flijimi i maskave” është kurajoja intelektuale për të dhënë mjeshtërisht “anatominë” e shoqërisë së sotme shqiptare që është kapluar nga korrupsioni, krimi, pasiguria, përzierja e fortë e niveleve më të larta të katër pushteteve me botën e nëndheshme që shfaqet në një mori formash artistike… Romani spikat për zhbirime të thella psikologjike, për personazhet që kanë veçantitë dhe fate të ndryshme…
ÇERÇIZ LOLOÇI, publicist.