Perandoritë: Shkëlqimi, Degjenerimi, Shkatërrimi
Gjelok Marko
Historia na dëshmon se pothuaj të gjitha perandoritë të cilat kanë mbretëruar e sunduar në të gjitha kontinentet kanë kaluar tre faza: Shkëlqimin pas shkëlqimit ka pasuar degjenerimi dhe degjenerimi ka sjellë si rrjedhojë shkatërrimin. Perandoria për të cilën ka më tepër dëshmi historike në lashtësi është mbase Perandoria Romake. Perandoria Romake e pati fillesën e saj shumë modeste, më një territor dhe me një popullsi të vogël. Fuqia e vërtetë që e shkaktoi rritjen dhe suksesin e Perandorisë Romake ishin idealet dhe parimet të cilat u vunë në themelin e saj. Është fakt se në Perandorinë Romake; shumë kohë para se Roma të bëhej perandori, fillimisht sundonin standarde të larta familjare. Këto standarde të larta familjare ishin baza që bëri të mundur vendosjen parimeve e standarteve të larta morale e ligjore në të gjitha qelizat e e strukturave shtetërore. Në kohën e lulëzimit të saj, parimet sociale e juridike që ligjëroheshin e zbatoheshin në Perandorinë Romake arritën një lartësi të panjohur deri në atë kohë. Roma drejtohej nga Senati. Senati i Romës përbëhej nga persona me vlera të larta morale, persona që besonin në një drejtësi hyjnore dhe mundoheshin me të gjitha forcat e tyre të merrnin vendime të drejta. Popujt që bënin pjesë në Perandorinë Romake, në shumicën e rasteve, gëzonin më tepër të drejta e liri nën Perandorinë Romake dhe kishin më tepër mirëqënie ekonomike se sa ata gëzonin dikur nën mbretërit e mbretëritë e tyre kombëtare. Po me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Roma filloi të sundohet nga perandorët, dhe Senati filloi ta humbasë rëndësinë e tij. Perandori pretendonte se ai vetë ishte perëndi. Senatorët dikur persona të moralshëm të aftë e të respektuar, tani kishin funksionin e vetëm të ishin marioneta në duart e perandorit-perëndi. Degjenerimi te drejtuesit solli përhapjen e degjenerimit në të gjitha strukturat e shtetit të shoqërisë dhe ardhi momenti kur preku edhe qelizën themelore të shoqërisë, preku edhe vetë familjen romake. Kur u arrit kjo pikë shkatërrimi ish i pashmangshëm. Tani ardhi momenti historik kur nëpërmjet Romës e romakëve në vend të përparimit e moralit të lartë, degjenerimi po përhapej tek popujt e tjerë. Ky degjenerim përhapej e ndihmohej nga forca ekonomike e Perandorisë. Megjithatë disa popuj e fise i rezistuan degjenerimit që vinte nga Perandoria Romake. Ka dëshmi të qarta historike se shumë nga fiset gjermane nuk pranonin privilegjet materiale të ofruara nga Perandoria, privilegje të cilat kishin si kusht hapjen e derës ndaj degjenerimit. Për këto fise dhe për kryetarët e tyre kish më tepër rëndësi ruajtja e strukturës tradicionale të familjes, pastërtia morale, roli drejtues i babait të familjes, respekti ndaj traditës dhe kryetarit të fisit, etj, sesa privilegjet materiale. Fillimisht fuqia ekonomike e ushtarake e këtyre fiseve dhe kryetarëve të tyre ishte e papërfillshme dhe pakrahasueshme me fuqinë ekonomike e ushtarake të Perandorisë Romake. Po me kalimin e kohës raportet ndryshuan. Përfundimisht është fakt historik se ishin pikërisht këto fise gjermane që shkatërruan Perandorinë Romake dhe gjithë pasuritë e saj u kaluan atyre…
Këto na dëshmon historia. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u krijua aleanca SHBA -Evropë Perëndimore. Shumë analistë krahasojnë Perandorinë Romake me aleancën perëndimore dhe venë në dukje se edhe në aleacën SHBA-Evropë Perëndimore forca e vërtetë ishin idealet dhe parimet morale dhe politike të cilat u vunë në thelbin e jetës familjare, shoqërore e politike të shteteve të kësaj aleance. Po këta analistë na thonë se pas mbarimit të Luftës së Ftohtë në aleancën SHBA-Evropë ashtu si në Perandorinë Romake dikur, filloi etapa e degjenerimit, por me një ndryshim themelor: Ndërsa në Perandorinë Romake degjenerimi erdhi si një fenomen spontan, sot thuhet e argumentohet se në vendet e aleancës perëndimore, si në SHBA ashtu dhe në Evropë, fenomeni i degjenerimit është përhapur në mënyrë të qëllimshme sipas një programi të parapërgatitur me kujdes. Nuk janë të paktë ata analistë që planifikimin e përhapjen e degjenerimit në SHBA-Evropë e lidhin edhe me emrin e George Soros dhe të fondacionit të krijuar prej tij. Elon Musk para pak kohësh citoi një thënie të George Soros: “Për të sjellë ndryshimet që duam nuk ka nevojë të ndryshojmë ligjet, le të ndryshojmë mënyrën e zbatimit të tyre”. Të tjerë analistë, politikanë, studiues e dëshmitarë thonë se në fakt shkohet edhe më tej. Synimi i tyre është të shkatërrojnë krejt gjithshka në të cilën bazohet shoqëria njerëzore: Të shkatërrohen kombet, të hapen kufijtë, të ndryshohen parimet juridike… Nuk po futemi në argumentime e analiza pasi për këtë do të na duheshin volume të tëra. Pastaj për këtë temë ka materale të bollshme sejcili mund të studjojë vetë dhe të bindet se si qëndrojnë faktet. Ajo që na shqetëson ne është se shumë argumentojnë se fondacioni Soros e ka veçuar Shqipërinë e Shqiptarët si vendin ku të eksperimentojë planet e tija. Disa betohen se është e vërtetë të tjerë e mohojnë me forcën më të madhe.Si qëndron e vërteta? Ata që e pohojnë na nxjerrin si argumenta “Ballkanin e Hapur”, takimet e shpeshta të Edi Ramës me Aleks Soros, shpopullimin e Shqipërisë për të cilin insistojnë se nuk është një proces spontan por pasojë e zbatimit të një programi të planifikuar që do ta verë Shqipërinë e Shqiptarët nën Serbinë, etj, etj. Në këtë lumë fjalësh, si ta gjejmë të vërtetën? Natyrisht nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se kushdo duhet të hulumtojë dhe të analizojë vetë. Këtë gjë bëmë edhe ne e vendosëm vetveten jo në pozitën e shikuesit pasiv po në pozitën e analistit. Në edicionin e lajmeve në Tv Klan 8 Nëntor 2025, ndërmjet të tjerave na u tha: Bllokohen 25 tonë misër që ven nga Serbia. Arsyeja: Ka prani të lartë myku. Në News24 por edhe në burime të tjera na thuhet se misri u bllokua sepse përmbante aflatoksinë një substancë që është kancerogjene dhe është e rrezikshme jo vetëm për kafshët po edhe për njerëzit pasi kalon nëpërmjet qumështit tek tëgjithë ata që e konsumojnë. Shtrohet pyetja është Tv Klan që do ta miniminojë rrezikun dhe do të marrë në “mbrojtje” Serbinë, apo po e ekzagjerojnë të tjerët. Këtë secili duhet ta analizojë vetë. Tani le të kalojmë në pikën e fundit, në çështjen më të rëndësishme: Me 77 vota pro dhe 36 kundër, në Kuvend u miratua projektligji i shumë debatuar e kundërshtuar për barazinë gjinore. Përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për ta kundërshtuar, duke e quajtur “kriminal” dhe “kundër familjes”. Rama: Ligji “fisnik” për barazinë gjinore, në përputhje të plotë me parimet e BE-së. Kush ka të drejtë? Edhe në këtë rast secilit nga ne i del detyra të hulumtojë dhe ta gjejë vetë të vërtetën. Po në këtë rast përgjegjësia është më e madhe se kurrë. Në qoftë se përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë të drejtë secili duhet të luftojë që ky ligj të mos prekë e të mos shkatërrojë familjen shqiptare. Në qoftë se lejojmë të shkatërohet familja historia na mëson se shkatërrimi i kombit është i pashmangshëm. Prandaj në qoftë se duam të mbijetojmë si komb duhet të bashkuar si komb të luftojmë e të fitojmë, ashtu si kanë luftuar e kanë fituar të gjitha kombet që kanë mbijetuar.