Urime 89-vjetorin, Muntaz Dhrami!
Muntaz Dhrami lindi në Gjirokastër më 10 nëntor të vitit 1936, është skulptor shqiptar.
Dhrami shkollën fillore dhe dy vjet të mesme i mbaroi në Gjirokastër.
Gjatë viteve 1953 – 1956 ndoqi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe mbrojti diplomën.
Gjatë viteve 1956 – 1957 punoi si modelist në Porcelan.
Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).
Në vitin 1961 mbrojti diplomën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno”.
Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.
Monumente të spikatura
Monumenti i Ali Pashë Tepelenës.
Monumenti i Lasgush Poradecit.
Monumenti i Mitrush Kutelit
Vlerësime
Laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964).
Laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti shqiptar.
Mban titullin “Skulptor i Popullit” (1978).