Zana Tako: A kam faj?!
A kam faj kur dhimbjen dua ta kthej në forcë?
Dhimbja tretet e humbet. Faji lëkundet pikës së mendimit, e i përulet arsyetimit.
A kam faj se e dua jetën, livadhin ku ndihem si fëmijë?
Nuk dua të rritem, se faji më ze pritë, por rrugët e jetës më çelen e më bëhen dritë.
Faji pret i sigurt se diku do të të çikë, do të të prekë.
“Lëre të shkojë”… flet zëri i ndërgjegjes. Faji është jetim, ndaj kërkon të hedhë rrënjë tek dikush që i bën strehë.
A kam faj se nuk dua të zemërohem? A kam faj se e injoroj përçmimin? A kam faj se e hedh tutje lëndimin?
Siç ndahet dita nga nata, ashtu ndahet edhe faji nga brenga.
Brenga shërohet, faji ndëshkohet!
4 dhjetor 2025.