Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Njeriu dhe Universi i Panjohur

Çdo gjë e panjohur kthehet në kuriozitet.
Njeriu gjithmonë ka kërkuar të zbulojë atë që nuk e njeh, herë me vetëdije, herë rastësisht. Dhe kur bëhet fjalë për universin, kjo shtysë është edhe më e fortë. Ne nuk jemi të vetëm, dhe nuk mund të mendojmë se jemi të vetëm. Thjesht duket se jemi shumë herë më primitivë sesa civilizimet që mund të ekzistojnë diku larg nesh.
Ne kemi shkuar në Hënë, por ajo është vetëm një hapësirë e vogël brenda një galaktike. Universi përmban miliarda galaktika të tjera, për të cilat dimë aq pak sa fëmijët e vegjël dinë për botën e madhe. Në çdo fushë, ne jemi ende larg, shumë larg, nga ata që mund të jenë më të zhvilluar.
Alienët, nëse ekzistojnë, mund të jenë shumë më të avancuar se ne në teknologji, në dije, ndoshta edhe në mënyrën si e kuptojnë jetën. Por kjo nuk duhet të shihet vetëm si frikë. Mund të jetë një nxitje për ne që të kuptojmë se kemi ende shumë për të mësuar, shumë për të ecur përpara. Dhe ndoshta, një ditë, kur të jemi më të pjekur si civilizim, do të jemi gati për një takim të tillë.
Në fund, pyetja nuk është vetëm nëse alienët ekzistojnë, por nëse ne jemi gati të përballemi me të panjohurën. Sepse universi është i pafund, dhe ne jemi ende në fillimet e dijes.
Niku, që është sa një”gogel” por “nesër” mund të jetë ai, që i jep botës drejtim!