Saimir Kadiu: Kardinali Mindszenty, kundër nazizmit dhe komunizmit
József Mindszenty (29 mars 1892- 6 maj 1975)…
Primati i Kishes Katolike ne Hungari, nga 2 tetor 1945 deri me 18 dhjetor 1973, lindi në një familje modeste fshatare në Hungarinë perëndimore.
Prindërit e tij ishin József Pehm dhe Borbála Kovács, dhe ai u rrit në fshatin e vogël të Csehimindszent, i cili formësoi identitetin e tij të fortë katolik rural. Ai nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë, duke ia kushtuar tërë jetën e tij fese.
I lindur fillimisht si József Pehm, ai e ndryshoi mbiemrin e tij në Mindszenty në vitin 1941 për të theksuar identitetin e tij kombëtar hungarez, duke u distancuar nga mbiemri “Pehm” që tingëllonte gjermanisht.
Vetë emri Mindszenty vjen nga vendi i tij i lindjes, Csehimindszent, duke simbolizuar lidhjen e tij me tokën dhe popullin hungarez.
József Mindszenty studioi për prift në seminarin dioqezan të Szombathely, Hungari, ku u shugurua në vitin 1915. Më vonë ai refuzoi një bursë për në Universitetin Katolik të Vjenës, duke zgjedhur në vend të kësaj të qëndronte i rrënjosur në Hungari.
Veprimtaria e Kardinalit Mindszenty personifikonte opozitën pa kompromis si ndaj fazhizmit ashtu edhe ndaj komunizmit.
Gjatë viteve të Luftes së Dytë Boterore u burgos nga Partia pronaziste hungareze “Kryq –Shigjeta”.
Pas ardhjes se komunizmit ne Hungari ai ishte perseri opozitari i pare…
Arrestohet me 26 dhjetor 1948, nje dite pas kremtimit te Krishtlindjeve, gjoja per veprimtari antihungareze, konspiracion dhe tradheti. Ketu i nenshtrohet torturave çnjerzore ku detyrohet te pranonte çfare i kerkohej nga hetuesit e tij…
Gjyq i inskenuar (tipike si ato te Shqiperise komuniste) e denon me burgim te perjetshem.
Ky denim u kritikua anembane botes duke perfshire edhe nje Rezolute te Kombeve te Bashkuara.
Por regjimi i tmershem i Matia Rakoshit nuk u terhoq nga vendimi i marre.
Pas 8 vjetesh ne burg lirohet gjate Revolucionit hungarez te vitit 1956…
Por kur ushtria sovjetike hyri ne Budapest me 4 nentor 1956, ai u keshillua nga Imre Nagy qe te kerkonte strehim ne Ambasaden Amerikane ku qendroi 15 vjet…
Qeveria hungareze me ne fund e lejoi kardinalin te largohej nga Hungaria me 28 shtator 1971.
Ai u vendos ne Viene ku edhe vdiq me 6 maj 1975 ne moshen 83 vjeçare.
Papa Piu XII, kur e ngriti në kardinal me 18 shkurt 1946, vërejti: “Midis tridhjetë e dy prej tyre, ti do të jesh i pari që do të vuash martirizimin, simboli i të cilit është kjo ngjyrë e kuqe”.
Eshtrat e tij pushojnë në Bazilikën e Esztergomit, duke e bërë atë një vend pelegrinazhi për katolikët hungarezë.
Kam patur fatin te vizitoj muzeun Mindszenty ne Esztergom (nje qytet 46 km ne veriperendim te Budapestit).
Ky qytet ka qene kryeqytet i Hungarise per 3 shekuj (deri ne mes te shekullit XIII). Ne kete qytet eshte edhe selia Kishes Katolike Hungareze.
Jeta e Mindszenty-t ilustron përplasjen midis besimit dhe totalitarizmit në Evropën e shekullit të 20-të. Qëndrimi i tij i palëkundur kundër fashizmit dhe komunizmit e bën atë një simbol universal të ndërgjegjes dhe rezistencës, të rëndësishëm në diskutimet mbi lirinë fetare, të drejtat e njeriut dhe kujtesën historike.
Sot në Hungari, József Mindszenty njihet zyrtarisht si i “Nderuar”( Venerable) nga Kisha Katolike dhe kujtohet si një simbol kombëtar i rezistencës kundër totalitarizmit. Trashëgimia e tij nderohet përmes ekspozitave, përkujtimeve dhe kujtesës publike, veçanërisht duke perkujtuar 50-vjetorin e vdekjes së tij në vitin 2025.