Albspirit

Media/News/Publishing

Markelian Nika: Jeta…

Për mua jeta është absurde që nga fillimi. A ka gjë më absurde se përpjekja e vazhdueshme për të jetuar, kur fundi është i njëjtë për të gjithë? Mund të hash shëndetshëm, të bësh çdo gjë “siç duhet” dhe të vdesësh një ditë nga një shofer i dehur. Njerëzit kapen pas iluzionit të kontrollit… por jeta i hedh tej si lodra. Gjenet janë fati ynë. Forma, mendja, trupi – nuk i zgjedhim.

Çfarë i mbetet dikujt që është i shëmtuar, i paditur, i pashpresë? Asgjë. Vetëm të shohë nga larg ata që “mundin”.

Përpjekja është absurdi më i madh. Përralla që i tregojmë vetes për të mbajtur gjallë shpresën. Por në fund… jemi thjesht instrumente të një loje që nuk e kuptojmë dot.

Emris nuk foli menjëherë.

Fjalët e Tristianit kishin rënë në sallë si një leckë e pistë mbi një tryezë të pastër – dhe askush nuk dukej se donte ta hiqte.