Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Lartë: Gledis Nano i pafajshëm, të paguhet deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar

Sipas vendimi, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe ministria e Brendshme, të cilat nuk pranonin vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit që i dhanë të drejt Gledis Nanos për shkarkimit të tij gati 11 muaj pasi e kishte marrë detyrën e kreut të Policisë së Shtetit.

Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra nga kryeministri dhe ministri i kohës, Blendi Çuçi, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Gledis Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e tyre për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera.

https://www.panorama.com.al/edhe-gjykata-e-larte-i-jep-te-drejte-gledis-nanos-e-quan-te-paligjshem-shkarkimin-shteti-detyrohet-ti-paguaje-rroge-deri-ne-perfundim-te-mandatit