Albspirit

Media/News/Publishing

Kush qytetar mund të sakrifikojë jetën për të shkuar tek dyqani? Jeta në duart e tjetrit apo në duart tona?


Kastriot Kotoni


Postime dhe indinjatë për aksidentin që u mori jetën fëmijëve në qytetin e Durrësit. Me plot të drejtë është sensibilizuar i madhë e i vogël. Nuk po merremi me mënyrën e sesi protestojnë qytetarët dhe as me format e përcjelljes së kësaj indinjate. Mjafton t’ju kujtoj se keni trotuare aq të ngushta dhe aq të pakalueshme në lagjet tuaja a thua se jemi një shtet ku e drejta e pronës private lulëzon dhe e mira publike është dorëzuar. Si nuk pashë deri më tani një media apo portal që t’i kushtojë vëmendje këtij fenomeni? Keni harruar se në mes të rrugës ndodhet një shtyll elektrike? Po tek rrugicat tiranase ke trotuare 20 cm dhe frika për të qenë viktimë e radhës është prezente kudo. Provo të kalosh pranë shkollë “Servete Maçi” 100 metra rrugë nuk kalon veçse një njeri dhe dy objekte njëri pallat në ndërtim dhe tjetri hotel kushtëzojnë jetën e qytetarit. Përball kësaj shkolle ngushtohet rruga nga vendhedhja e plerave e përsëri i falesh fatit. Ku banojmë vallë shtrohet pyetja? Në një shtet ku kemi ngritur kultin e përdorimit të automjeteve, pa metro, tramvaj e lëre që për përdorimin e tre trenit, bëhet fjalë. Tani të jesh ndonjë qytet 2000-vjeçar dhe i mban këto rrugica apo rrugë pa trotuar, se ruan identitetin historik të qytetit edhe hajde se ja po vendos edhe disa tabela paralajmëruese, por këtu more tungjatjeta është ashiqare idiotësi shqiptare. Ka patur jo pak raste që edhe vetë projektuesit apo drejtuesit e drejtorive të rrugëve rajonale e komunave apo bashkive ka lënë jetën e tyre dhe të afërmëve. Dhe ndaj themi: “Kur këta idiotë nuk i bëjnë rrugët si për vete, ç’pret nga populli i kollarisur, pispillosur i ngrefosur, pijanec dhe i droguar”? Kjo situatë dramatike me aksidentet rrugore, nuk ka nevojë për ligje represive se nuk vjen më koha e pallateve apo banesave apo qendrave të banuara me parqe e lulishte e kënde lojrash! Këto janë lëngatat e një shoqërie të paprincip, kur na bie halli kërkojmë shtetin e diktaturës, kur na mbyllin sytë me spektakle banale, ngrihemi e kërkojmë Enverin. Mblidheni mendjen o njerëz, o shqiptarë: “je ti shteti dhe pushteti i ke të drejtat e saksionuara vlerëso veten e mos u manipulo nga askush”, kërko ku shkon vota jote, e drejta jote për të vendosur edhe për fatin e të ardhmes tënde. Ekonomizo trurin tënd dhe thuajo idiotëve të politikës, more po edhe vëlla ta kesh apo babë e motër mjaft më se po firoheni si zogjtë, ca nga kanceri, ca nga aksidentet e ca nga droga. Nuk duhen fushata OJQ-sh. Çohu ngriu dhe thuaj ndal çdo fenomeni të kundraligjshëm. Deshe liri, merre e shfrytëzoje, mos prit dhe mos u fyej nga fjalët e botës, po të thanë pse spiunove. Provo në perëndim mjafton të të shikoj dikush si njeri të dyshimtë dhe merr në telefon policinë. Mos u dorëzo nga perceptimi se nuk ka shtet dhe policia është e korruptuar? Tundu qytetar, tundu mos u merr me sherret partiake, ndërgjegjësohu, je qenie sociale, je i detyruar t’i bindesh ligjit dhe t’ia kërkosh edhe të tjerëve. Bota ngrihet në mbrojtje të kafshëve, mjedisit, historisë, identitetit kombëtar dhe fetar, ti rri fli gjumë. Krijo mbrojtjen kolektive me njerëzit që të të rrethojnë kundër fenomeneve që po gërryejnë shoqërinë. Mos u tirhoq prej hunde, jo po dua të punësojë djalin apo vajzën, jo po nuk mbahen këta lumpena, jo po do na legalizojnë. Ore të kanë lënë në ditë të hallit për 34 vjet dhe akoma u thur lavde partive. Epo rri e laparosu se më shumë do të zgjasë vuajtja jote. Kuja jonë vërtet nuk shteron në këto ditë morti, por të reflktojmë si shoqëri. Të ngrihemi mbi vetveten dhe t’ja besojmë veten integritetit moral, ku e zija në shtëpinë e tjetrit jo vetëm që të na përshkojë, por ta drejtpomë gishtin tek vetja, patentën mos prano ta marrësh me para e korrupsion, mos u dridh përpara policit që të vëzhgon si nazistët që moti, kërkoji llogari e mos bjerë aq poshtë për atë patentë që do të bllokojë. Voto për kënde lojrash dhe hapësira të gjelbra dhe relaksuese. Voto për projekte të arritshme dhe që krijojnë të ardhme të sigurtë.