Kadare hyn tek ata pak shkrimtarë që duhet t’i lexosh sa je gjallë
Kastriot Kotoni
Kadare hyn tek ata pak shkrimtarët që duhet ta lexosh sa je gjallë. Asnjë koment nuk ka vlerë përpara këtij katalogu të vitit 2010. Është normale që të ketë opinone të ndryshme, por brenda etikës së vlerave. Po të më pyesësh mua. Unë i mbetem një kriteri shumë domethënës, siç është njohja dhe numri i lexuesve në vend edhe nëpër botë. Një tjetër kriter natyrisht më profesional, është kritika shkencore, e cila ka diktuar edhe vlerat e larta artistike të shkrimtarit, si në vend edhe në arenën ndërkombëtare. Vlerësime me çmimet më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare flasin shumë për shkrimtarin Kadare. Më tej akoma krijimtaria e Kadaresë, ka gdhendur monumente në memorien e lexuesit shqiptar edhe ndërkombëtar. Në art sidomos në letërsi vëndet në panteonin e letërsisë janë aq pranë njëri-tjetrit ose gati në çdo 50 vjet, nuk mund të futesh kollaj, ndaj shtohet egoja për të përmbysur historinë e artit dhe konkretisht të letërsisë. Klikimet dhe qenia në kahun e kundërt të opinionit publik me protogonizëm të momentit, janë kapje për t’u ngjitur pas një figure të madhe, për të tërhequr vëmendje. Kadare, nuk ka nevojë për patronazhista apo idhtarë, ai sa ishte gjallë, u qëndroj ballëpërballë me veprën e tij kujtdo. Shkurt, ne shqiptarët e brezit i para viteve 1990, e kishim përballë dhe e shihnim çdo ditë Lasgush Poradecin, por memëcëria, shurdhëria, indiferenca ndaj këtij kolosi të letërsisë shqipe, kishte fuksionuar nga metodat e regjimit. Doni të vdisni pa lexuar dhe menduar, duke humbur memorjen bëjeni, por jo me Kadarenë. Po marr një tekst të shkurtër të kapitullit “Një Sulltan me dy vdekje” në librin “Mosmarrëveshja, shqiptarët përballë vetvetes”, Sprovë letrare në tre pjesë. Shprehja “të luftosh me vdekjen” është një nga më të shpeshtat në ligjërimin njerëzor, çka tregon për një tundim të pashtershëm të njerëzimit për t’i thënë dil të dal armikut më të frikshëm të tij. Dihet me këtë armik, njeriu e ka të humbur përgjithmonë, pa asnjë shpresë, pa rikthim. Përpara se kjo të tingëlloj fataliste, duhet thënë se nuk ka thelb. Për ta humbur një luftë, duhet ta kryesh atë. Lufta e mësipërme nuk është bërë e nuk mund të bëhej kurrë., për arsyen e thjeshtë se mbretëria e vdekjes, duke mos djënë asnjë pamje, afat apo pakt të saj është e parakohshme për ne. Fallmerayer do përcaktonte si një grumbull prej katërqind çadrash bërthamën e Perandorisë Osmane. Në të vërtetë, përpara se të ishte një përfytyrim poetik, ky numër çadrash jepte shtatin e më të voglit popull midis fisit të gjerë të popujve turq. Gjithmonë sipas vizionit të guximshëm të dijetarit gjerman, dy popujt ende në mjegull, që as e njihnin e as kishin dëgjuar kurrë për njlri-tjetrin, osmanët dhe shqiptarët, pothuajse në të njëjtën kohë, në shekullin XIV, duke u rritur e gufmuar, shpërthyen zhguallin që fshihte dhe me një shfrim të paparë u ndeshën aq vrulltazi dhe tmerrshëm me njeri- tjetrin, “saqë për një kohë të gjatë s’po merrej vesh trashëgimia e Bizantit në agoni do t’u takonte albano-shqiptarëve apo turqve osmanë”. Ky debat për trimërinë e një Kopiliqi ende ka mbetur pa u sqaruar. Po siç ndodhë rëndom për pronësinë historike ndërmjet popujve të Ballkanit, serbët e kanë bërë të vetin dhe e ndërruan emrin “Obiliqi”, ndërsa për shqiptarët është drenicar.